Categories: Uncategorized

Epidemiologu sjell studimin: Si mund të shmanget përkeqësimi i situatës në Shqipëri

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera fqinje, ku sipas tij, rasti i Shqipërisë është ende i menaxhueshme dhe mund të shmanget përkeqësimi i situatës.

Alimehmeti tregon se në Shqipëri ende nuk ka një transmetim komunitar të COVID-19 dhe infektimet aktualisht po ndodhin në grupe rastesh, të cilat ai i klasifikon me ngjyrën e verdhë te semaforit.

Të lidhura

None found

Epidemiologu bën apel për Kosovën, ku infeksioni është zgjeuar.

Studimi

Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perëndimor ne situatën epidemiologjike?❓

👉 Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:

👉 “…Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne përgjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”

👉 OBSH nuk ka një përkufizim specifik për transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky përkufizim mund te përdoret për te përshkruar infektime qe janë shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.

Ne këto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.

👉 Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve.”

Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

💚 E gjelbër – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

💛 E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

❤ E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

👉 Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:

💛 Shqiperia – Grupe rastesh

💛 Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

💛 Mali i Zi – Grupe rastesh

❤ Kosova – Transmetim komunitar

❤ Serbia – Transmetim komunitar

❤ Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

💛 Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia

Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:

Ruajtur distancen fizike (2 metra)

Ruajtur higjienen e rregullt te duarve

Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

🚫 KUJDES TE MADH KOSOVES SEPSE SITUATA KA DALE JASHTE KONTROLLIT EPIDEMIOLOGJIK

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago