Categories: Uncategorized

Enkel Demi: Rreziku që vjen nga ritualizmi pa njohur fenë

Gazetari dhe moderatori i emisionit “ABC-ja e Mëngjesit”, Enkel Demi shprehet se duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me besimet fetare të cilat zhvillojnë besimin e tyre.

Në fakt biseda, që në fillim të emisionit të mëngjesit, ka marrë shkas nga ngjarja tronditëse që është mësuar mbrëmjen e së enjtes, ku nëna dhe 2 vajzat e saj kishin kaluar në aktin ekstrem të vetëflijimit, dhe ku deri tani thuhet se e kane bërë këtë, për shkak të besimit të tyre, pasi ato ishin “Dëshmitare të Jehovait”.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit, se për shkak të panjohurish dhe rrethanave ende të paqarta që kemi për Jehovain duhet të bëjë më të kujdesshëm pasi fondamentalizëm haset në të gjithë llojet e besimeve dhe jo vetëm tek myslimanët, ashtu siç është konsideruar deri më tani.

Gazetari Enkel Demi thotë se duhet treguar vetëpërmbajtje në raportimin e informacionit dhe se “nuk duhet të mbajmë qëndrim dhe mbi të gjitha nuk duhet të ngjallim ndjenja urrejtjeje”.

“Gjëja më e paqartë është padia jonë në lidhje me Jehovain. Përveç gjërave që i kemi njohur në kuadrin e anekdotave. Ata kanë një botim të tyren që e sjellin nëpër shtëpi. Megjithatë organizimet fetare nuk është puna jonë.

Gjëja që nuk kuptojmë është se pse njeriu duhet të shkojë drejt një vetëflijimi kur mund të zgjedhë ndryshe por duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, pavarësisht nga besimi, sepse është e thjeshtë të arrijmë në përfundime. Njerëzit që besojnë në momentin që kthehen në ritualistë, pra që besojnë më tepër ritin se sa fenë, në këtë moment ata bëhen fondamentalistë.

Fondamentalismi nuk është një dukuri që duhet ta lidhim vetëm me këtë. Nëpërmjet medias kemi mësuar se fondamentalistë konsiderohen vetëm myslimanët, por në fakt fundamentalizmin e gjejmë të zhvilluar tek të gjitha besimet kristiane dhe normalisht mund ta gjejmë edhe në besime të tjera të cilat qarkullojnë.

Shpesh besimtarët e mbarë të cilët kryejnë jetën e tyre në bazë të besimit në zot futen në hall sepse mendojnë që një tragjedi e tillë mund të prekë gjithë komunitetit.

Në këtë moment derisa të sqarohen detajet e ngjarjes dhe derisa ne të kemi pak më tepër dije se çfarë po ndodh dhe pse ndodh një gjë e tillë, rrezikojmë të kemi një gjueti shtrigash ndaj atyre që kanë një besim ndryshe nga i yni ose ndaj atyre që kanë besim sepse ka raste që ateistët janë më fondamentalistë se sa ata që besojnë, pra në këtë rast ne do ju informojmë dhe nuk duhet të mbajmë qëndrim dhe mbi të gjitha nuk duhet të ngjallim ndjenja urrejtjeje”.

të fundit

Astrit Selmani shkëlqen në Kinë me 15 gola dhe shtatë asistime brenda sezonit

Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej…

39 seconds ago

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

2 minutes ago

Qeveria Kurti me 62 vota, Mehmeti beson se mandati mund të përfundojë ndërsa Qaka parashikon rrëzim brenda dy vitesh

Më 13 shtator 2026, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e katërt të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila mori 62…

5 minutes ago

Audit of Hidrodrini finds asset discrepancies exceeding €1 million, calls for prosecutorial investigation

Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme…

5 minutes ago

Osmani: Kosovo to participate in COP31 again, this time in Turkey

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi,…

5 minutes ago

Judicial Council proposes that the President reappoint 15 judges to permanent positions

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do…

6 minutes ago