Categories: Uncategorized

Mes tyre edhe Tom Doshi, deputetët që nuk dhuruan pagën për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit dhe dëmet që shkaktoi në disa qytete të vendit, solidarizuan jo pak shqiptarë dhe të huaj, të cilët nuk nguruan të jepnin donacione nga më të ndryshmet për familjet e prekura.

Për këtë kauzë edhe Parlamenti i Shqipërisë ndërmori një nismë për të dhuruar pagat në shenjë solidariteti për procesin e “ringritjes” së zonave të dëmtuara.

Të lidhura

None found

Por kësaj nisme iu bashkua vetëm Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, të cilët dhuruan rrogat e tyre mujore, pas vendimit të morën drejtuesit e saj.

Në media është bërë publike lista e ligjvënësve që hoqën dorë nga pagat, po ashtu dhe pjesën tjetër de deputetëve të cilët nuk e bënë aktin e bamirësisë, por e çuan rrogën mujore në shtëpi si zakonisht.

Në listën e deputetëve që nuk dhuruan pagën bie në sy fakti se figuron emri i Robert Bitrit, deputet i larguar nga LSI drejt PS-së.

Po ashtu emri tjetër është Tom Doshi, i cili ka hyrë në Parlament me logon e ish-partisë së Skënder Gjinushit (PDS).

Pagën nuk e ka dhuruar as deputetja e PDIU-së, Elena Xhina dhe Reme Lala. Po ashtu dhe Gjetan Gjetani i përjashtuar nga Grupi i PS-së, si dhe Lefter Koka i LSI-së.

Ndërkohë që në listën e deputetëve që refuzuan të japin pagën, figuron emri i Mysym Murrizit, nënkryetari i Parlamentit, Rudina Hajdarit, kryetares së Grupit të Demokratëve, po ashtu dhe emrat e gjithë deputetëve të opozitës së re.

Ndoshta deputetët që nuk dhuruan pagat, kanë gjetur mënyra të tjera për të bërë bamirësi, por sipas burimeve pranë Kuvendit bënë të ditur se deputetët e opozitës së re e kanë tërhequr pagën si zakonisht, duke mos e çuar atë si ndihmë për të prekurit e tërmetit./Panorama.al

të fundit

Maqedonci: Inteligjenca artificiale në luftë nuk duhet të zëvendësojë përgjegjësinë njerëzore

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në panelin “The Battle for Democracy in the…

11 seconds ago

Tabaku pas protestës në Tiranë: Sistemi nënshtrohet para të fortëve dhe godet të dobëtit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale…

4 minutes ago

Kontrollet për shpejtësinë në mbarë shtetin, 641 kundërvajtje të evidentuara brenda gjashtë orësh

MPB njofton se më 11.10.2026, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në të gjithë territorin e shtetit,…

7 minutes ago

Grabitja me armë në shtëpi lë Peter Gulacsin jashtë përballjes së Ligës së Kampionëve me Napolin

Portieri hungarez Peter Gulacsi dhe familja e tij u kërcënuan nga grabitës të armatosur, ndërsa klubi spanjoll vendosi ta lërë…

10 minutes ago

Qeveria e Kosovës mblidhet nesër, dhjetë pika në rendin e ditës

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje.  Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për…

11 minutes ago

Pse ish-partneri na duket krejt ndryshe në lidhjen e tij të re?

Kur ai duket më i lumtur me dikë tjetër, fillojmë të dyshojmë në vlerën tonë, duke harruar se ajo që…

12 minutes ago