Villarreali ka vendosur të mos e përfshijë Peter Gulacsin në skuadër për ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, pasi portieri hungarez dhe familja e tij u kërcënuan gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tyre.
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Grabitës të paidentifikuar u futën me forcë në shtëpinë e 36-vjeçarit dhe e kërcënuan me armë teksa ai ishte brenda me familjen.
None found
Asnjë prej personave të pranishëm nuk u lëndua fizikisht. Për shkak të stresit që i shkaktoi grabitja, Gulacsi mori pushim dhe do të mungojë në takimin evropian kundër Napolit.
Hungarezi jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël. Ai u transferua te Villarreali pas një periudhe prej 11 vjetësh te RB Leipzigu.
Për të mbuluar mungesën e tij, në portën e Villarrealit kundër Napolit pritet të aktivizohet braziliani Luiz Júnior. Në fillim të sezonit, ai ishte zgjedhja e parë, por pas takimit të Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin, vendin e titullarit e mori Gulacsi.
Grabitjet në banesa kanë prekur edhe më parë futbollistë të lidhur me Villarrealin. Sipas raportimit, Karl Toko Ekambi dhe André-Frank Zambo Anguissa janë përballur në të kaluarën me raste të ngjashme.
Vjedhje me thyerje në shtëpitë e futbollistëve janë raportuar gjithashtu në Valencia, qytet pranë Villarrealit. Mes lojtarëve që kanë rënë viktima të tyre janë Ezequiel Garay, Gabriel Paulista dhe Geoffrey Kondogbia.
Goce Sedloski nuk është më përzgjedhës i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Federata e Futbollit e këtij vendi ka njoftuar…
Kostot në ndërtimtari të objekteve të reja për banim individual në tremujorin e tretë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin…
Bashkëshortja e aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, Laura, ka marrë për herë të parë tre fëmijët e tyre për…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros përballë lekut po i shkakton një goditje të…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e…