Categories: Uncategorized

Elisa Spiropali: Më 2 mars Meta synon t’i bëjë puç shteti Bashës, për kreun e opozitës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka pasur akuza dhe reagime të ashpra sot me Presidentin, Ilir Meta dhe institucionin që ai drejton.

Spiropali thekson se opozita e sotme dëshiron që të vendosë vetë, duke anashkaluar votën e popullit.

Të lidhura

None found

“Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u hequr shqiptarëve atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në “zemër” të saj procesin e çeljes së negociatave. Ka zgjedhur pikërisht 2 marsin për të zgjedhur njerëzit në një protestë të dhunshme ”- theksoi Spiropali.

Lidhur me qëllime të tjera të protestës së 2 marsit, Spiropali sipas këndvështrimit të saj, tha e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, se kreu i shtetit dhe ish kryeministri Sali Berisha po i bëjnë puç shteti Lulzim Bashës për t’i marrë postin e kryetarit opozitar.

“A kemi dhënë ne Leje presidentit për të bërë protestë? Leje e ka çdo qytetar për të bërë protestë. Kjo protestë vjen në një moment kur po goditet krimi. Protesta bëhet në kohën që Shqipëria ka marrë paratë për rindërtim, Meta synon t’i bëjë puç shteti Lulzim Bashës, që të jetë kreu opozitar”.

Më tej Spiropali tha se Presidenti “po merr peng Lulzim Bashën. Këta duan që të anashkalojnë votën. Këta po duan që të vijnë në pushtet me dhunë sic thoshte sot kreu i shtetit. Në rast se dëgjon Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk ke nevojë që të dëgjosh më Bashën. Meta e Berisha i kanë bërë grusht shteti Lulzim Bashës”, u shpreh Spiropali.

Por pse Presidenti Meta, si rrallëherë ndonjë president tjetër pas ’97, kërkon të organizojë një protestë?

Në mars thotë Spiropali do të vendoset për negociatat e Shqipërisë dhe sipas saj Meta do nxjerrë qytetarët në rrugë në një protestë të dhunshme.

“Për ne nuk përbëjnë asnjë çudi të gjitha këto reagime sepse presidenti Ilir Meta e ka treguar vijimësisht kudnërshtinë e tij dhe ka qenë koherent në këtë pikë ndaj çdo hapi të mirë për reformën në drejtësi. çdo happ që hidhet drejt instuitucioneve të reja has në kundërshtime të tij”.

Elisa Spiropali beson se çdo veprim i Presidentit lidhet me Reformën në Drejtësi.

“Ai si kryetari i Kuvendit atëhere pati një sulm dhe kundërshtoi për Reformën në Drejtësi kur sulmoi partnerët ndërkombëtarë. Ata e dinë çfarë hoqi me sulmet. Vazhdojmë me vettingun. Kur procesi i vettingut filloi pastrimin e pallatit të drejtësisë, ishte Meta që e quante procesin anti- kushtetues” tha ministrja.

“Isha një nga firmëtaret e para që kërkova shkarkimin e Presidentit Meta, sepse ai po e turpëron atë institucion. Vazhdojmë me zgjedhjen e Prokurorit të Pëgjithshëm të Përkohshëm, ndërkombëtarët e mbështetën, Meta tha është anti- kushtetuese”.

Ajo shtoi se aktualisht Gjykata Kushtetuese ndodhet në ngërç, pasi Meta zgjodhi jashtë radhe një anëtare e cila është afër opozitës dhe nuk zgjodhi Arta Vorpsin.

“Tani që ngrihet SPAK dhe BKH ka dalë nga binarët. Nuk e dimë arsyen se pse Presidenti përdor këtë gjuhë. Kushtetuta e thotë qartë që ne jemi republikë parlamentare. Republikën parlamentare ne do e mbrojmë me çdo mënyrë”, u shpreh Elisa Spiropali.

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

4 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

5 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

5 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

5 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

5 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

5 hours ago