Categories: Uncategorized

Eliminoi në sy të fëmijëve 26-vjeçarin, kush është Paulin Nikaj i ekstraduar sot në Shqipëri

Paulin Nikaj, 40 vjecc dhe i dënuar me 30 vite burg nga gjykata italiane pasi ekzekutoi në parkimin e një qendre tregtare në Rimini bashkëkombësin e tij Nimet Zyberi është ekstraduar në Shqipëri.

Nikaj u dënua me vendimin penal të formës së prerë të datës 1 shkurt 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të lidhura

None found

Po si ndodhi ngjarja?

Sipas autoriteteve italiane, Nikaj e ka ekzekutuarin bashkëkombasin e tij Nimet Zyberi ne sy të bashkëshortes shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur.

Viktima Nimet Zyberi, kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërkohë pasi ishte kthyer të dorëzonte karrocën, ishte drejtuar për nga makina e tij tip ‘Mercedes-Benz’ ku po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment vrasësi i është afruar duke e qëlluar shtatë herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit.

Pas vrasjes së të riut autori u largua menjëherë nga shteti italian me ndihmën e të njohurve të tij dhe me anë të një karte identiteti fals, e cila do i mundësonte atij kalimin për në Zvicër e më pas, me qëllim për të shkuar në SHBA.

Por Nikaj u arrestua u arrestua në tentativë për tu arratisur drejt Zvicrës.

Mediat italiane raportuan asokohe se policia kishte arrestuar edhe 1 person tjetër, përveç autorit të ngjarjes Paulin Nikajt, të përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar në Rimini të Italisë.

Sipas policisë për vrasjen e Nikajt u arrestua edhe xhaxhai i vrasësit, Adriatik Nikaj, 50 vjeç, me vendbanim në Misano të Italisë. Ky i fundit dyshohet se ka organizuar të gjithë skenën e vrasjes së Zyberit, së bashku me nipin Paulin Nikaj.

Sipas prokurorëve të vendit fqinj, shkak për ekzekutimin është bërë hakmarrja sipas kodit të kanunit mes familjes Nikaj dhe vëllezërve të Zyberit.

Tashmë 40-vjeçari nga Kruja do ta kryejë dënimin në Shqipëri.

të fundit

Suspected laundering of drug money in Italy: here is the person whose assets were seized in Kosovo

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30…

4 seconds ago

52 measles cases confirmed in Kosovo, NIPHK calls for higher vaccination rates

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 6 korrik 2026, në…

13 seconds ago

LVV Claims It Has the Numbers for the Government and Seeks a Deal on the President

Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe…

21 seconds ago

Isufaj: The action against money laundering clearly shows that no one is above the law

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se operacioni i fundit kundër pastrimit të parave, në të cilin u sekuestruan…

29 seconds ago

Farmers Protest with Tractors in Front of the Ministry of Agriculture: Don’t Leave Us Without Bread

Fermerët sot kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh…

38 seconds ago

Visuar Dalipi: Albanians must take to the streets for their children; we are sending a letter to the embassies about the government’s threats

Organizatori i marshimeve, Visuar Dalipi u shpreh në “Programin e Drekës” me Ola Bruko në Neës24, se po përgatisin një…

3 minutes ago