Gjykata në Thesproti në Greqi dënoi me burgim të përjetshëm babain shqiptar A.P, i cili në janar të 2019 vrau vajzën e tij dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonin në Korfuz.
Po ashtu Gjykata e dënoi 52-vjeçarin edhe me 30 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
None found
Në gjykatë ishin të pranishëm partneri i vajzës dhe vjehrra e saj, ndërsa nëna, e cila jeton në Berat nuk mundi të ishte e pranishme në Gjykatë për shkak të koronavirusit.
Pala mbrojtëse duke u bazuar në nenet 34 dhe 36 të Kodit Penal tha se i pandehuri e kreu krimin në një gjendje të rënduar psikologjike, pas një sherri me vajzën e tij.
Si ndodhi ngjarja?
Angjeliqi Petru 28 vjeç u vra me levë nga babi i saj në 1 janar 2019, pasi nuk pranonte që të ndahej nga miku i saj një emigrant nga Afganistani.
Miku i saj, me të cilin Petru jetonte prej kohësh dhe kishte ikur nga shtëpia për t’iu shmangur sherreve të shpeshta me babain e saj, ka lajmëruar policinë për zhdukjen e saj.
Babai i 28-vjeçares fillimisht nuk e pranoi, por më pas ka pranuar krimin dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur.
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku, ka akuzuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për dështim në garantimin e integritetit…
Michael OliseMe anë të një deklarate zyrtare, klubi i Real Madrid ka mohuar çdo lajm që lidhet me bisedimet për…
Legjenda e Brazilit dhe e Barcelonës, Ronaldinho, ka nënshkruar me klubin italian të Serie C, Ravenna, duke dalë kështu nga…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me debatet për projektin e gazit, duke kritikuar qasjen e institucioneve ndaj…
Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i kanë dhënë urdhër ushtrisë që të vijojë respektimin e…
Holanda dhe Suedia do të takohen me fillim nga ora 19:00 në kuadër të raundit të dytë të Kampionatit Botëror…