Categories: Uncategorized

Autoriteti i Konkurrencës pezullon vendimin për rritjen e tarifave të kompanive celulare

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë vendimin për të pezulluar përkohësisht rritjen e tarifave nga kompanitë celulare.

Albeu.com ka mësuar ekskluzivisht se këtë vendim e ka marrë Komisioni brenda Autoritetit të Konkurrencës.

Të lidhura

None found

Por përveçse është pezulluar rritja prej 200 lekësh për të gjitha paketat standarde të komunikimit që ofrojnë kompanitë, ka nisur edhe një hetim për akuzën e prishjes së konkurrencës në treg.

Kujtojmë se rritja e menjëhershme në të njëjtën kohë e çmimeve për shërbime të ngjashme të kompanive celulare, ngriti dyshime se po abuzohej.

Fillimisht ka qenë publiku i gjerë që ka shfaqur pakënaqësi për këtë shtrenjtim që ndodhi në “kor”, ndërkohë që edhe figura të caktuara publike kanë ngritur shqetësim për këtë çështje.

Shumica prej tyre kërkonin reagimin e institucioneve përkatëse dhe fatmirësisht në këtë rast, Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur zërin.

Për raste të tilla duhet theksuar se Autoriteti i Konkurrencës këshillon që “nëse dyshoni për një sjellje anti konkurruese kontaktoni me Autoritetin e Konkurrencës i cili do të hetojë mbi këtë sjellje. Ligji i jep Autoritetit të Konkurencës fuqinë për të hetuar dhe vepruar rreth sjelljeve anti-konkuruese.” /albeu.com/

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

4 hours ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

4 hours ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

4 hours ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

4 hours ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

4 hours ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

4 hours ago