Categories: Uncategorized

Kompanitë celulare shtrenjtojnë paketat, Autoriteti i Konkurrencës bën “strucin”

Drejtoria e Pergjithshme per Konkurrencen dhe Çështjet e Konsumatorit në Francë (Autoriteti i Konkurrencës i Francës) gjobiti me 25 milion euro gjigantin Apple pasi zbuloi se ngadalesonte me qellim modelet e vjetra të celularëve që të nxiste shitjet e modeleve më të reja.

Siç raporton BBC, gjithçka nisi pas ankesave të përdoruesve të cilët pretenduan se celularët e tyre u ngadalësuan pas instalimit softuerëve të rinj iOS 0.2.1 dhe 11.2.

Të lidhura

None found

Pasi Autoriteti i Konkurrencës në Francë nisi hetimet, zbuloi se pretendimi i përdoruesve ishte i drejtë.

Nga verifikimet u konstatua se problemet kryesore shfaqeshin tek modelet “iPhone 6”, “iPhone 6s” dhe “SE”. Këta celularë ngadalësoheshin ose bllokoheshin pasi instalonin softuerin e ri të Apple.

Apple ndërkohë tha se vërtetë instalimi i softuerit ngadalësonte celularët, por këtë e bënin për të rritur jetëgjatësinë e këtyre modeleve dhe jo për të nxitur shitjen e modeleve të reja.

Pavarësisht kësaj, Autoriteti i Konkurrencës në Francë i këput një goxha gjobë Apple pasi kishte vepruar pa vënë më parë në dijeni përdoruesit për pasojat negative që do të sillte instalimi i këtij softueri.

Krahas gjobës, Autoriteti i Konkurrencës (ai francezi dmth) e detyron kompaninë që të vendosë në faqen zyrtare për Francën shënimin: Kemi kryer një kryer një krim tregtar përmes mosveprimit.

Ky mesazh në faqen zyrtare të Apple në France është ndoshta shuplaka më e madhe për kompaninë se sa gjoba.

Tani të kthehemi tek Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri.

Ka më shumë se 10 ditë që kompanitë celulare kanë shtrenjtuar me 200 lekë paketat standarde të komunikimit dhe nuk ka asnjë zë.

Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka vënë fare ujin në zjarr edhe pse rritja e çmimit të paketave standarde të komunikimit është bërë në të njëjtën kohë dhe shtrenjtimi është në të njëjtën masë, pra 200 lekë.

Çdo autoritet në botë, edhe në shtetin më të lodhur do kishte reaguar duke thënë: Po marrim rastin në shqyrtim! Këta tanët nuk kanë guximin të thonë as këtë.

Autoriteti i Konkurrencës komunikon me mediat vetëm në rastin e një biznesi. Madje, edhe grupin për gazetarët në Whats App e ngriti për të dërguar deklaratat vetëm për këtë biznes.

Çfare turpi! /E.Senja

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

3 hours ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

3 hours ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

3 hours ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

3 hours ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

3 hours ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

3 hours ago