Categories: Uncategorized

Edmond Budina: E vërteta jonë rreth testit të koronavirusit

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, bëri publik lajmin se vëllezërit Edomond dhe Robert Budina ishin infektuar me Covid-19, dhe shprehu keqardhjen e tij.

I ftuar në emisionin ”360 gradë” në ”RTV Ora” nga gazetari Artur Zheji, regjisori Edmond Budina tha se njëra nga gratë që i kishte shërbyer hallës së tij që më pas kishte ndërruar jetë, ishte shtruar në spitalin infektiv pasi ishte me koronavirus.

Të lidhura

None found

Edmond Budina: ”Për fat të keq halla jonë, gruaja e Sulejman Pitarkës ishte në spital, doli nga spitali dhe ishte në koma. Ne, të tre vëllezërit iu gjendëm pranë meqë fëmijët e saj janë jashtë shtetit, po ashtu edhe komshinjtë që ishim së bashku me ne. Ajo ndërroi jetë dhe ne e përcollëm në varreza.

Xhovana kishte 6 ditë që ishte me temperaturë, sepse njëra prej grave që i shërbente hallës sonë, u shtrua në spitalin infektiv me koronavirus. Ajo e trembur kërkoi me insisitim për 6 ditë që të bënte tamponin por askush nuk ia vari. Po ashtu edhe vëllai i dytë Gjergji, dhe ai ishte me temperature askush nuk ia vari ndonëse është me diabet, me infarkt. Po ashtu edhe tre gra të tjera ishin me temperature dhe mezi ja bënë tamponin.”

Budina tha se kur vëllai i tij i dytë Gjergji kreu tamponin, u kërkua menjëherë të kryhej testi dhe për te dhe Robert Budinën. Ai i kërkoi shefes së epidemiologjisë që të mos bëhej publik rezultati i testit, por menjëherë mediat dhe kryeministri Rama e shpërndanë lajmin.

Edmond Budina: ”Të gjithë këta që kishin shenja të koronavirusit ishin negativë. Kur ata morën vesh që unë dhe Berti ishim vëllezërit e Gjergjit, insistuan me çdo kusht që të bënim tamponin. Unë i thashë personalisht drejtoreshës së epidemiologjisë, përse duhet të ma bëni mua që nuk kam asnjë shenjë, gjithsesi nuk asnjë problem ta bëj tamponin. Ajo insistoi me çdo kusht.

Tamponin e kam bërë në orë 18:40 të ditës së enjte, dhe ditën e premte në orën 08:51 minuta më është dhënë rezultati që jam pozitiv. Përpara se të dilte rezultati i tamponit i kërkova shefes së epidemiologjisë, që sido të jetë rezultati, të mos bëhet publik. Nuk kaloi as edhe një orë, dhe të gjitha mediat e kishin shpërndarë lajmin. Mbas kësaj, menjëherë kryeministri nxitoi të thoshte si i vinte keq për ne.”/oranews

të fundit

Parashikimi i motit 12 Tetor 2026, kushte të qëndrueshme atmosferike

Java do të startojë me një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke lënë…

6 seconds ago

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

5 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

5 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

7 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

7 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

7 hours ago