Categories: Uncategorized

E vrau se ishte lidhur me gruan e tij? Autori i masakrës në Korçë ndryshon dëshminë

Autori i vrasjes makabre në qytetin e Korçës dyshohet se është një person me probleme mendore, por ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, pasi autori ka ndryshuar disa herë dëshminë.

Një tjetër version është se vrasja është një krim pasioni, pasi mësohet se autori ka pasur lidhje intime me bashkëshorten e viktimës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e viktimës për të bërë deklarime rreth ngjarjes.

Ngjarja e rënde e cila ndodhi në qendër të qytetit të Korçës ka për autor të dyshuar shtetasin Zamir Topi, i cili është arrestuar nga policia. Ndërsa viktimë ka mbetur 50-vjeçari Dashnor Osmani nga fshati Pustec

Ndërsa policia në njoftimin zyrtar thotë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

“Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme” njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pasi ka ndodhur në një zonë të populluar.

Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë./oranews

të fundit

I akuzuar për vrasjen me thikë të ish-të dashurës, 23 vite më të re, Soncin kërkon falje: Kujtimi i Pamelës do të mbetet në zemrat tona

52-vjeçari Gianluca Soncin, i akuzuar për vrasjen e Pamela Geninit në Milano, kërkoi falje gjatë seancës gjyqësore. Nëna e viktimës…

2 seconds ago

Liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut përshëndesin zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula,…

5 minutes ago

Dugolli: Dy zhvillime të rëndësishme politike, sukses i përpjekjeve të Kurtit

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke vlerësuar se përpjekjet e kryeministrit Albin…

14 minutes ago

Berisha uron Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës: Akademike e spikatur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së…

14 minutes ago

Sadiku: Ishte dita më e vështirë e karrierës sime, por fitorja i takoi Kosovës

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas votimit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Sadiku tha se…

14 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Elbasan, detajet e para

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Elbasan. Sipas Policisë, një sasi lënde plasëse…

17 minutes ago