Eduart Zyberi ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Muratori shqiptar tentoi të vetëvritej, pasi i mori jetën bashkëshortes së tij Laureta, duke e goditur atë me thikë.
None found
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e shkuar në Genova të Italisë, në apartamentin ku gruaja 43-vjeçare punonte.
53-vjeçari ndodhej i shtruar që qendrën e traumës, në spitalin San Martino. Sipas mjekëve, shqiptari tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, gjatë ditëve në vijim sapo gjendja e tij të jetë stabilizuar, do të merret në pyetje, ndërkohë që mbi të është vendosur masa e arrestit.
Megjithatë Zyberi e ka pranuar krimin nga shtrati i spitalit. Skenën e rëndë e zbuloi i zoti i shtëpisë, i cili ishte rikthyer si zakonisht nga puna.
Pas krimit të rëndë dyshohet se qëndrojnë motive pasioni, por gjithçka pritet të jetë më e qartë pasi hetuesit të marrin në pyetje shqiptarin.
Nga dëshmitë që oficerët e policisë i kanë marrë familjarëve dhe të njohurve të çiftit të martuar prej 25 vitesh, askush, madje as fëmijët, nuk kanë folur për zënka apo ndarje mes tyre./tvklan
Albano Aleksi dhe Nevil Dede Egnatia do të përballet nesër në mbrëmje me Midtjylland, në ndeshjen e vlefshme për raundin…
VLEN nëpërmjet një deklarate për media ka reaguar mbi lirimin dhe festimin e mbrëmshëm të Artan Grubit, transmeton InfoShqip.com Deklarata…
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë ka akuzuar pushtetin komunal se po tenton të privatizojë stacionin e zjarrfikësve përmes…
MPB-ja dhe FBI-ja kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër krimit kibernetik, duke zbuluar administratorin e platformës ilegale “OLVX“, përmes…
Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të akuzuarve të tjerë në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Gani Gecit, i dyshuar për veprën penale të kanosjes. Sipas…