Categories: Uncategorized

E quajtën “qen bir qeni”, Idro Seferi nxjerr të vërtetën e rezultatit në Serbi (FOTO LAJM)

Gazetari shqiptar në Serbi, Idro Seferi ka ftuar shqiptarët ta hapin sytë nga procesi zgjedhor në Serbi pasi rezulton se në listat fituese nuk janë afishuar katër por vetëm tre deputetë shqiptarë.

Seferi ka publikuar një dokument që sipas tij është zyrtar dhe argumenton përmes tij se sipas të dhënave Aleksandër Vuçiç ka fituar 62.30 % të votave, ndërsa Ivica Daçiç, ka marrë 10.90% të votave, kurse shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë marrë 3 deputetë deri më tani.

Të lidhura

None found

Gazetari nuk i ka kursyer kritikat ndaj mediave të shkruara kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë që sipas tij nuk kanë publikuar të saktë rezultatin. Ai tregon se mbrëmjen e kaluar vetëm se raporton nga Serbia përmes një mesazhi është quajtur nga dikush ‘qen bir qeni’ ndërsa argumenton se kjo është arsyeja pse duhet dikush të qëndrojë atje.

Postimi i plotë:

Nje saktesim per te gjithe ata qe shkruan per zgjedhjet ne Serbi. Kish qene mire qe mediat shqip te hapun porotfolim per lajmet me shume se sa per show bizzin.

Pra te dhenat zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve apo Centralna Izborna Komisija jane keto pasi keta i kane me te dhena te konfirmuara. Sapo fola dhe me drejtorit e organizates CESID qe ne baze te mostrave dhe jo votave te sakta thone qe shqiptaret kane 3 deputet, por RIK ka nxjerre deri me tani keto te dhena ku ne 91% jane dy deputet ende. Sic me tha edhe CESID do befasoheshin per 4. Por, duhet thene edhe nje gje qe perderisa te mos certifikohen zgjedhjet per pakicat dhe ne perqindje te imta eshte e veshtire te flitet sakt!

Kete e keni pa pagese nga une si korrespondent i popullit! P. S. me mire ka qene te krijohen 2 portale te mira se sa 100 kiosqe! Dhe dikush ma kishte shkruar mbreme qe jam “qen bir qeni” er shkak se raportoj prej Serbise. Kjo eshte arsyeja perse duhet dikush ketu, nder te tjera, e ata qe mendojne keshtu i ftoj Live!

të fundit

Indrit Tuci i jep fitoren Olimpija Ljubjanës ndaj Kalcer Radomijes në kampionatin slloven

Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...

2 minutes ago

Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…

2 minutes ago

Protesta qytetare në Tiranë, marshim drejt Rrugës së Elbasanit me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

2 minutes ago

Ron Raçi i siguron fitoren Hajdukut të Splitit me golin vendimtar

Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…

11 minutes ago

Lazio triumfon sërish në Serie A, mposht Leccen dhe mbetet e pamposhtur

Lazio ka regjistruar tjetër fitore, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me…

12 minutes ago

Arrestohet 56-vjeçari nga Gradi i Dellçevës, dyshohet për gjueti të paligjshme

Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…

14 minutes ago