Categories: Uncategorized

E qëlluan me armë në shtëpinë e mikut, burri shpëtoi mrekullisht

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Temal të Vaut të Dejës. Një 47-vjeçar me iniciale Gj.V. është vënë në pranga pasi ka qëlluar shokun që i kishte shkuar për vizitë në shtëpi.

Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur dhe burri me iniciale P. L. ka arritur të largohet.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë

Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .

/abcnews.al

të fundit

Pas pezullimit të dënimit nga GJKKO, nëna dhe foshnja 4-muajshe dalin nga burgu i Pojskës

Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, Greta Gjoci ka lënë sot ambientet e IEVP Pojskë, vetëm…

14 minutes ago

Kosovo police will not allow Serbian election campaigns in Kosovo

Fushatat parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë. Kështu konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës…

23 minutes ago

Students at “Eqrem Çabej” learn about the rational use of energy

Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë janë bërë pjesë e aktivitetit , që u zhvillua në kuadër të projektit…

23 minutes ago

Konjufca: Kosovo must be fully included in Corridor VIII

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8. Ai…

23 minutes ago

EU calls for full respect of the current mandate of the Specialist Chambers

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji…

24 minutes ago

Meloni shqyrton uljen e akcizës së karburanteve dhe kërkon më shumë hapësirë nga BE-ja

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj është e gatshme të ndërhyjë sërish për të ulur taksat mbi…

24 minutes ago