Categories: Uncategorized

Tronditi Shkodrën me të shtëna, policia kap 47 vjeçarin

Policia ka arritur të kapë një 47 vjeçar i cili qëlloi me armë në drejtim të mikut të vet.

Policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri.

Të lidhura

None found

Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”

të fundit

Antero Lopes zhvillon takim me kryetarin e Listës Serbe

Shefi i ri i misionit EULEX, Antero Lopes, ka zhvilluar sot takim me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek. Në…

2 minutes ago

Police find Hafiz Mehmeti dead, Kosovo Search and Rescue Association announces

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës.…

2 minutes ago

BE-ja kundërshton sërish ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara

Bashkimi Evropian ka deklaruar sot se ligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare…

2 minutes ago

Government seeks presidential authorization for loan agreement with the EIB

Mbledhja e Qeverisë, kërkohet autorizim nga presidentja për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane. Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin…

3 minutes ago

Maqedonci: Medalja e artë në “Cambrian Patrol” dëshmon profesionalizmin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për fitimin e medaljes së…

3 minutes ago

VLEN: Corridor VIII strengthens regional ties and economic development

Nga VLEN thonë se Korridori VIII është një nga projektet strategjike për Maqedoninë e Veriut, që lidh vendin me Bullgarinë…

3 minutes ago