Categories: Uncategorized

E paragjykojnë dhe e bullizojnë se është ndryshe, nëna ka një kërkesë për vajzën

Bullizmi është një fenomen tepër i përhapur në botë por edhe në shkollat shqiptare ku adoleshentët dhe të rinjtë paragjykojnë, përbuzin, madje ushtrojnë edhe dhunë tek personat e tjerë të cilët janë ndryshe nga ata.

E tillë ishte dhe historia e Elisës, vajzës albine e cila gjatë gjithë jetës së saj ishte dhunuar si psikologjikisht edhe fizikisht nga moshatarët e saj, por jo vetëm. Elisa ishte detyruar të ndërronte shpesh herë shkollën për t’i shpëtuar paragjykimeve dhe përbuzjeve.

Të lidhura

None found

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur mamaja e Elisës, Denisa e cila rrëfeu se vajza e saj nuk është ndjerë e kurrë e pranuar në vendet që frekuentonte. Ajo tregoi se Elisa nuk ndihej mirë me veten dhe se ishte detyruar të hiqte dorë shpejt nga aktivitetet ku angazhohej pasi sulmohej shpesh.

“Je arsyeja e jetës sime, por unë nuk dua të dëgjoj prej teje që ti nuk vlen, pasi ti je gjithçka që unë kam, prandaj më premto që do ndryshosh!”,- ishte kërkesa që Denisa kishte për vajzën e saj.
Elisa rrëfeu vështirësitë dhe pengesat që ishte detyruar të kalonte gjatë gjithë kësaj kohe dhe se kurrë nuk kishte arritur të kuptonte se pse të tjerët kanë probleme me të.

Ajo u shpreh duke thënë: “Shoqëria, të gjithë me të cilët qëndroja më kanë lënduar shumë, më kanë gjykuar për pamjen time të jashtme. Si mund të përbuzin dikë duke mos e njohur nga ana e brendshme, nga karakteri i tyre?”

I ftuar surprizë ishte aktori tepër i dashur për publikun, Bes Kallaku i cili kishte një mesazh të veçantë për Elisën: “Sot shoqëria të neglizhon për faktin se ti je ndryshe nga ata, por ajo që e ndot njeriun është fjala e keqe që thotë prej gojës së tij. Ne nuk na zbukuron as lëkura, as bukuria e jashtme, por ajo që ne kemi përbrenda, shpirti dhe karakteri ynë!”. /tch

të fundit

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

21 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

27 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

36 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

9 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

9 hours ago