Ditën e djeshe një 91 vjeçar u gjet i vrarë brenda banesës së tij në Vlorë. Lidhur me fundin tragjik të të moshuarit, kanë reaguar edhe fqinjët e 91-vjeçarit të cilët e cilësojnë si të pabesueshme atë se çfarë ka ndodhur me të moshuarin.
“Unë sot e dëgjova. Ishte burrë i mirë, i nderuar, me djem të mirë. Kur mora vesh sot u habita. Mirë që e grabitën, por pse e vranë? E kishin, lidhur, mbyllur në banjo e kishin qëlluar me thikë.”- tha i moshuari.
None found
Pas vrojtimit të trupit nga mjeku ligjor mësohet se i moshuari është masakruar me thikë. Disa goditje në trup dhe një në fyt janë shkaktare të humbjes së jetës.
Pista kryesore ku po heton policia për zbardhjen e ngjarjes është ajo e grabitjes së banesës.
Dyshohet se një person apo disa persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e të moshuarit për ta grabitur. Pasi kanë hasur në kundërshtinë e të moshuarit e kanë qëlluar disa herë me thikë, dukei shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas eleminimit të të moshuarit autorët kanë kryer vjedhjen e banesës, kjo mbështetet nga fakti pasi në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe mobiljeve janë gjetur shenja duarsh me njolla gjaku.
Policia është vënë në kërkim të provave për zbulimin dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë…
Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…
Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…
Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Lushnja pasi mësohet se ka mbyllur sytë në moshën 38-vjeçare bilardisti…
Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…
Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…