Një qytetar njoftoi Policinë e Tiranës në Komisariatin Dixhital për berberin e lagjes dhe dyshimet e tij se aty shpërndahej hashash si dhe pihej kokainë.
Sipas një burimi zyrtar pranë Komisariatit Dixhital rasti më pas u hetua nga seksioni i hetimit të narkotikëve pranë Drejtorisë së Tiranës nga ku u zbulua se qytetari kishte plotësisht të drejtë. Qytetari tregoi se konsumi i kokainës ndodhte te berber pranë kryqëzimit të njohur si 10 korriku.
None found
Burimi pranë antidrogës shton se pas vënies në dijeni nga Komisariati Dixhital kishte shërbim tek berberi, por jo për t’u qethur. “Nga ana jonë u organizua shërbimi me civilë që shkoi tek berberi ku bënte fjalë raportimi – tregojnë agjentët e antidrogës në mbyllje të operacionit. U konstatua berberhania në fjalë, citohet më tej në raport shërbim, dhe brenda gjendeshin dy persona, njëri i quajtur J. S dhe tjetri D. H.
Siç tregojnë burimet e sigurta, fillimisht është ushtruar kontrolli fizik ndaj shtetasve të mësipërm.
“Në portofolin e lëkurës që mbante shtetasi J.S. tek xhepi i monedhave metalike ju gjet një qese plastmasi me ngjyrë bojëqielli, në formë doze dhe brenda kishte pluhur të bardhë”, përshkruan eksperti. Ky material më pas rezultoi kokainë dhe pas peshimit në peshoren elektronikë tip Adam rezultoi në masën 0.2 gramë së bashku me qesen. Agjentët shtojnë se gjithashtu kontrollit i është nënshtruar edhe ambienti i berberhanes. “Në sirtarin e dytë, brenda një kutie metalike me ngjyrë jeshile u gjet një qese plastmasi me ngjyrë të bardhë e mbyllur me djegie, në brendësi kishte pluhur të bardhë që pas peshimit ishte 0.6 gramë edhe ajo me karakteristikat e kokainës raporton njëri nga agjentët që shoqëruan në komisariat edhe berberin edhe klientin.
Një prilli, në shumë vende të botës shënohet Dita e Gënjeshtrave, një ditë e njohur për shakatë dhe mashtrimet e…
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, po zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë sa i përket procesit të integrimit në…
Në një bashkëbisedim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se pas antarësimit në BE, ata nuk do të…
Selin u përball me një situatë të papritur, nga mamaja e saj, e cila i kërkoi të largohet nga gara.…
Këtë të enjte, mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që pritet të nisë në orën 10:00. Rendi…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë nisjes së…