Policia e Fierit ka arrestuar 2 shtetas,1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje.
Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
None found
Mariglen Metushi, 32 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjykata Chieti, Itali, me vendimin e datës 08.10.2015, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin:
K. B, 31 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësim i mallrave të vjedhur”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, e përshëndeti vendimin e Komitetit për Trashëgimi Botërore të UNESCO‑s, me të cilin…
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, u takua të premten në Prishtinë me…
Klubi i Partizanit në seancën stërvitoreTë dielën, Partizani do të luajë testin e dytë miqësor, në drejtimin e trajnerit Florin…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes…
Gazetari Osman Stafa përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë propagandën e kryeministrit Edi Rama, i cili në…
Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, do të rikthehet në një rol drejtues te kombëtarja e Gabonit.Sipas raportimeve të…