Categories: Uncategorized

Zv/ministrja e qeverisë Rama futet në listën e zezë të SHBA

Familja e zyrtaret se qeverisë Rama është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe u ndalohet hyrja në SHBA.

Bëhet fjalë për zv.ministren e Arsimit Lorena Haxhiu.

Të lidhura

None found

Mësohet se shkak i këtij vendimi ka qenë arrestimi i babait të zv.ministres si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Menjëherë sapo i ati i zv.ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, është arrestuar DASH e ka futur të gjithë familjen në listën e zezë dhe ata tashmë nuk lejohen të shkelin në territorin e SHBA.

Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA, procedim ky i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbulluara u finalizua me sukses operacioni i koduar “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë).

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie “Arrest në burg”, 7 me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe 2 me masë shtrëngimi “Detyrim paraqitjeje” në Policinë Gjyqësore, konkretisht:

*5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

të fundit

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi

Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë…

4 minutes ago

Shpërthimi me lëndë plasëse në makinën e punonjëses së Bashkisë/ Kush është 43-vjeçari i arrestuar, në kërkim tre persona të tjerë (EMRI)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi…

21 minutes ago

LAMM: Kalimi në kufi pa vonesa të gjata, qarkullimi në rrugë vijon normalisht

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sot, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut jashtë zonave…

21 minutes ago

Sulmet kibernetike dhe kërcënimet për bomba, Europa heton gjurmët e dyshuara ruse

Agjencitë europiane të sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e kërcënimeve të koordinuara për bomba, të…

24 minutes ago

Dimitrievski paralajmëron daljen e ZNAM-it nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës zhvillohet në shqip

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

34 minutes ago

Prattipati and KFOR commander discuss security for communities in Kosovo

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…

39 minutes ago