Categories: Uncategorized

Yuri Kim jep lajmin e mirë: Progresi u kry, shihemi sërish nesër!

Pas takimit mes Ambasadorëve dhe Këshillit politik, ka reaguar ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Me anë të një deklarate, Kim ka rrëfyer se është kryer progresi por takimi do të vazhdojë edhe nesër.

Të lidhura

None found

Yuri Kim: Ishte ditë e gjatë dhe e vështirë por progresi u bë. Të gjithëve iu kërkua që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Shqipëria është në një fazë kritike. 25 marsi ishte pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Europë.

Do të takohemi sërish nesër. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë partitë nuk duhet ti vazhdojnë më këto kërkesa. Ne duam Shqipërinë në Europë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luiggi Soreca në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes me anëtarët e Këshillit Politik, i ka bërë thirrje këtyre të fundit që të vazhdojnë diskutimet per reformen zgjedhore.

Ai u kerkoi paleve qe te mos e shperdorojne punen e arritur deri me tani, pasi eshte ne interes të popullit shqiptar dhe integrimit në BE të vendit.

Soreca ka sqaruar se në mbledhjen e ditës së sotme është bërë një punë shumë e mirë, duke theksuar se për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të fillojë anëtarësimi sa më parë.

Gjithashtu ambasadori i BE tregoi se së shpejti Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese për integrimin në BE dhe një arritje për një Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë

“Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të fillojë anëtarësimi sa më parë.

Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për një Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë.

Dëshiroj ti falënderoj palët për qasjen konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojmë me të njëjtën qasje edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që të mos e shpërdorojmë sepse është në interes të popullit shqiptar dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca. /albeu.com/

të fundit

The giant tax evasion scheme in Greece: €206 million in debt, companies opened under other names and invoices issued after death

Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…

13 minutes ago

Edhe në Londër kërkohet dorëheqja e Ramës, diaspora proteston kundër zhvillimeve në Shqipëri

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…

14 minutes ago

Gadi Eisenkot, the general seeking to defeat Netanyahu: from losing his son and two grandchildren in Gaza to the Dahiya Doctrine

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

14 minutes ago

Serious collision between two trains in Egypt: 4 dead and more than 90 injured

Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…

14 minutes ago

Unresolved applications for the privatization of state-owned land to be reviewed further

Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…

14 minutes ago

Bassuener për Telegrafin: Beogradi, qendra kryesore e operacioneve informative ruse në Ballkan

Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…

19 minutes ago