Një person vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë në Elbasan.
Si pasoje e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy kalimtarë të rastit në momentet e para kur ka filluar të qellonte personi në drejtim të Policisë.
None found
Forcat e Policise jane pozicionuar dhe kane vendosur menjehere perimetrin e sigurise dhe vijojne ti bejne thirrje persontit te dorezohet
Banesa eshte e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe ne ndihme po mbërrijnë Renea dhe FNSH.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.
Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.
Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.
Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…