Categories: Uncategorized

Sot do festonte ditëlindjen, ndahet nga jeta ish-kreu i Akademisë së Shkencave (FOTO LAJM)

Ndahet nga jeta ish-kreu i Akademisë së Shkencave, peshëngritësi i njohur në vitet ’67-’74 Gudar Beqiraj. Zemra e tij pushoi së rrahuri ditën e sotme, që përkon edhe me ditën e lindjes së tij, 72 vite më parë.

Lajmin për vdekjen e Beqirajt e ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole, i cili e kujton akademikun me fjalët e tij të çmuara me të cilat e niste ditën.

Të lidhura

None found

“Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj! Zgjodhi të ikte në ditën që lindi, si për ta kujtuar vetëm 1 herë në gëzim, e jo ndryshe!

I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: “Ç’farë të mire do të bëjmë sot”?

Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!” njofton Tole.

Kush ishte Gudart Beqiraj?

Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Është specializuar në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës në Fontainbleau, Francë si dhe në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë në Universitetin Paris VI, Francë. Në 1992 ka kryer punë shkencore pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali. Në vitin 1994 merr titullin “Profesor”, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë. Në vitin 2003 i akoedohet titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Në 2012 është bërë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.

Kontributi i tij shkencor përfshin: Pjesëmarrjen në Kongresin e III Botëror të Gjeostatistikës, Avignon, Francë (1987). Anëtar i Komisionit të Vlerësimit për mbrojtje doktorature në Fontainebleau, Francë (1988). Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera, Pribram, Çekosllovaki (1989). Pjesëmarrës në Simpoziumin CODATA, Leeds, UK (1990). Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera. Prezantimi i vlerësuar me medalje argjendi. Pribram, Çekoslovaki (1991). Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë – Universiteti i Tiranës. (2002-2007). Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit (2007).

Është realizues i algoritmeve dhe programeve të ndryshme në gjuhët e programimit: Algol, Paskal, Fortran, të aplikuara në fusha të ndryshme si gjeofizika, gjeologjia, bujqësia, nafta, mjekësia, etj.

Përvoja e tij profesionale është shumë e gjatë dhe e pasur. Në vitet 1971-2003 ka qënë matematikan në INIMA dhe në 1993 Drejtor i INIMA. Në vitet 2007-2009 Dekan i Fakultetit të Teknoligjisë së Informacionit në UPT dhe në 2009-2013 Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 2017-2018 Drejtor i Shkollës së Doktoratës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe në 2018 e në vazhdim Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Ka një përvojë 45 vjeçare si pedagog i matematikës dhe i informatikës në Universitetet e Shqipërisë si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të.

Përveç kontributeve në fushën shkencore, ka kontribute edhe në aktivitete e fusha shoqërore.

Në 1982 Arbitër i kategorisë së parë ndërkombëtare në peshëngritje. 1992-2000 President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. 1996-2000 Zëvendës President i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. 1993-vazhdim Presidenti i Fondacionit Humanitar “Sue Ryder Care” Albania. 2004-vazhdim Anëtar i Bordit të Fondacionit Ndërkombëtar “Sue Ryder Care”.

2003-vazhdim President i Hospisit të parë në Shqipëri për të sëmurët terminal të diagnostikuar me kancer. 2008 Çmimi Personalitet i Vitit, akorduar nga Bashkia e Tiranës,

2016 Medalje e Artë për kontributin 50 vjeçar në sportin botëror të peshëngritjes, nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

të fundit

Klopp shpjegon humbjen e Gjermanisë ndaj Ekuadorit dhe pranon gabimet në qasje

Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…

59 minutes ago

Klopp shpjegon humbjen e Gjermanisë ndaj Ekuadorit dhe pranon gabimet në qasje

Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…

60 minutes ago

Tuchel përballet me telashe, Anglia humb yllin e skuadrës për të paktën edhe dy sfida

Sipas raportimit të The Guardian, Anglia ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi Reece James…

2 hours ago

Befasi e madhe në Botëror, Kepi i Gjelbër siguron kalimin në fazën me eliminim direkt

Kepi i Gjelbër ka shtangur të gjithë për ta kaluar fazën e grupeve pas barazimit me Arabinë Saudite.Edhe pse shihej…

3 hours ago

Spanja mposht Uruguain dhe siguron kalimin në raundin tjetër të Kupës së Botës

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Uruguait, për t’i eliminuar nga Kampionati Botëror 2026 si dhe siguruar një vend…

3 hours ago

Manuel Ugarte dëmtohet rëndë në ndeshjen ndaj Spanjës

Uruguai dhe Manchester United janë në pritje të lajmeve për gjendjen e Manuel Ugartes, pasi mesfushori pësoi një lëndim shqetësues…

4 hours ago