Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela.
28-vjeçari me iniciale E.G është rrëzuar teksa punonte në banesën e shtetasit L.K në Krastë të Fushë-Krujës, i cili po kryente punime pa leje.
None found
Shtetasi L.K është proceduar penalisht, ndërkohë që adminitratori i firmës së ndërtimit shtetasi me iniciale R.H, 39-vjeç është shpallur në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë Dorajt Imeri komentoi vizitën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Beograd dhe takimin e…
Ernest MuçiErnest Muçi po kalon një moment shumë të mirë me ekipin e Trabzonspor [...]Read More...
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin në Bulevard, duke vijuar qëndresën e ditës së 70-të kundër qeverisë dhe…
Ministrat Ermal Nufi dhe Besfort Lamallari kanë mbërritur në Krujë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri…
Todd Blanche, ish-avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump, është konfirmuar me një diferencë të ngushtë nga Senati si Prokuror…
Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelennskyy në Serbi, të cilën…