“Arrest në burg” ishte masa e sigurisë që gjykata e Korçës vendosi ndaj vrasësit gjak frohtë Zamir Topi nga Pocesta e Korçës.
42-vjeçari vrau në mënyrë makabre bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani 50 vjeç tre ditë më parë në një zonë mjaft të populluar pranë pazarit të qytetit.
I gjithë konflikti mes dy personave lidhej me një vend varri në fshat, për të cilin autori i krimit i kishte kërkuar viktimës ta zhvendoste.
Në ambjetet e gjykatës sot Topi është shfaqur i heshtur pa folur fare edhe në momentin që gjykatësi Arben Lera i ka kërkuar të flasë rreth krimit dhe akuzave të ngritura ndaj tij, Topi ka heshtur.
I vetmi veprim që ai ka bërë në sallën e gjyqit është zgjidhja e flokëve dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që avokati i tij ka kërkuar ekzaminim mjekësor të tij edhe pse vrasësi është i kartelizuar me probleme mendore dhe trajtohej me pagesë invaliditeti.
Askush nga familjarët e Topit nuk ka qenë në sallën e gjyqit, ashtu siç kanë munguar edhe familjarët e viktimës Dashnor Osmani.
Pas akuzave të ngritura nga prokuroria që u pasqyruan nga prokurorja Ola Visi, trupi gjykues vendosi “arrestin në burg” ndaj 42 vjeçarit i cili edhe në momentin e komunikimit të masës nuk ka bërë asnjë veprim përveçse qëndronte me kokën ulur dhe sytë në tokë. /oraneës
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë…
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet…
Mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), në Kosovë është regjistruar një tërmet…
Në një lidhje live për emisionin “Mega Sport”, Klisman Cake po kalon një moment të artë te skuadra e Shkëndijës,…
Revista Forbes, ka publikuar listën e saj të 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2025, duke nxjerrë…
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike, është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri…