Në një lidhje live për emisionin “Mega Sport”, Klisman Cake po kalon një moment të artë te skuadra e Shkëndijës, duke shkuar historinë me kuqezinjtë.
Mbrojtësi pogradecar, ka treguar ndeshjen më emocionuese në karrierë si dhe ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga tetovarët në fund të sezonit.
None found
“Fitorja me Bratislavën na bëri shumë mirë, tani jemi perfekt. Premiot mbeten brenda klubit. Kam kontratë deri në verë. Padyshim që është më mirë se në Shqipëri.
Niveli është njësoj si në Shqipëri. Në Shqipëri është plus infrastruktura dhe media, që janë më lartë. Grupet Shkëndija i kishte kërkuar vite me radhës. Ka shkuar 3 herë në “Play Off” të Europa Leagues, atmosfera është perfekt. Të gjithë e kanë pasur rëndësinë e vetë, besoj se kishte ardhur koha, si me Caken si pa Caken.
Nuk e di si u ndjeva kur më erdhi ftesa nga Silvinjo, nuk e besova. Nuk e prisja. Më dukej sikur isha në ëndërr.Gjëja kryesore për tu mbajtur mend do të jetë fitorja në Serbi, sesa kur debutova në miqësore. Më shumë u emocionova me atë fitore. Ajo mund të jetë në karrierë ndeshja më emocionuese që kam marrë pjesë. Mjafton që isha aty i pranishëm. Kur bëri golin Manaj na duhej kardiologu.
Duam të shkojmë në Amerikë, ai është synimi. Me Shkëndijën duam të kalojmë grupin. Kemi shumë mundësi. Të shikojmë çfarë do bëhet. Me shumë mundësi e kalojmë edhe këtë fazë. Është duke u punuar për stadiumin e ri, për 1 vit do bëhet.
Telefoni bie non stop, të shikojmë çfarë do ketë. Dëshirën e kemi të gjithë të luajmë te Reali, por të shikojmë ku do jenë mundësitë”, deklaroi Cake.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se emrat e diskutuar në takimin me liderin e Lëvizjes…
Arbër Hoxha ka realizuar një gol të bukur me kokë për Dinamo Zagrebin në përballjen ndaj Vikingut, në ndeshjen e…
Zbardhen detaje të reja tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares shqiptare Esma Meço në rajonin e Rodopit, ku bashkëshorti i saj,…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur edhe për procesin…
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se palët…
Pas takimit me LDK-në, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz,…