Categories: Uncategorized

Plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar në Durrës

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në fshatin Gjuricaj, pas një konflikti të çastit mes personit të plagosur dhe autorit, një 40-vjeçar me iniciale G.S, i cili është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Të lidhura

None found

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë i plagosuri E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

të fundit

Vapa mund të rëndojë këto nëntë probleme shëndetësore

Temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në organizëm dhe të përkeqësojnë një sërë sëmundjesh ekzistuese.Nxehtësia vë në lëvizje mekanizmat…

6 minutes ago

IKShPK njofton 40 raste të fruthit në Kosovë dhe kërkon vaksinimin e fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se nga 16 prill deri më 22 qershor…

6 minutes ago

Australia-Egjipt hap mbrëmjen, Messi në skenë në mesnatë, mbyllet me Kolumbi-Ganë faza e 1/32-ave të Botërorit 2026

Trofeu i Botërorit dhe topi zyrtarDuke nisur prej orës 20:00, mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ndeshja me më pak…

13 minutes ago

Protestuan para Parlamentit kundër qeverisë/ Policia arreston 19 persona, 12 të tjerë i procedon penalisht

Një ditë pas protestës para Parlamentit, Policia e Tiranës, ka njoftuar arrestimin e 19 personave dhe procedimin penal të 12…

14 minutes ago

Gjermania i jep fund bashkëpunimit me Julian Nagelsmannin, Jurgen Klopp në krye të listës për pasuesin

Julian Nagelsmann është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Gjermanisë pas dështimit të ekipit kombëtar në Kupën e Botës 2026.Federata…

25 minutes ago

Sulmet ruse në Kiev rëndojnë bilancin në 30 viktima, Ukraina shpall zi, Zelensky: Në shënjestër janë objektivat politike

Autoritetet ukrainase bënë të ditur se katër persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmet e reja…

25 minutes ago