Categories: Uncategorized

Pengmarrja e Jak Prengës në Kamëz, arrestohet një person

Forcat RENEA pasditën e sotme kanë zhvilluar një aksion në zonën e Shijakut për të vënë në pranga personat në kërkim dhe me rrezikshmëri të larta.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se policia ka rrethuar kompleksin Gold aty ku është marrë peng një person, Jak Prenga, pak ditë më parë.

Në pranga mësohet të jetë vënë një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Personi i arrestuar është Leonard Hajri dhe në kërkim është shpallur Altin Hajri, ndërsa raportohet se Policia ka bërë të mundur identifikimin e personave përmes kamerave të kompleksit “Gold” në Shijak.

Policia ka dyshime se Prenga është mbajtur në këtë hotel, ku u gjet një armë, ndërsa pronari i tij është shoqëruar në drejtorinë e policisë Tiranë.

Prenga u mor peng pak ditë më parë në qendër të Kamzës, ndërsa policia gjeti pak minuta më pas mjetin e tij të braktisur në vendngjarje, si dhe gjurmë gjaku.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushëkrujës.

Familjarët e Prengës nuk kanë pranuar që të thonë asgjë pas ngjarjes, ndërkohë që dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur për konflikte të vjetra të familjes.

Një prej vëllezërve të tij ishte arrestuar në Angli, ndërsa nuk dihet detaje të mëtejshme rreth krimit që mund të ketë kryer.

të fundit

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

23 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

46 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

1 hour ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

2 hours ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

2 hours ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

2 hours ago