Categories: Uncategorized

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shtruan 121 pacientë me COVID-19 tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 152 pacientë kanë rezultuar poztiv me Covid-19, ndërkohë që dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërkohë në shifrat e raportuar ditën e sotme është vënë re një numër shumë i lartë shtrimesh të reja në spital.

Të lidhura

None found

Ministria njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë një ditë më parë u raportuar për 121 pacientë të shtruar, ndër to 19 në terapi intensive si dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Deklarata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Sqarojmë se në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korrca dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

të fundit

Minatori i Trepçës rrëfen momentet e bllokimit në minierë

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

14 minutes ago

Rreth 20 minatorë dalin nga Trepça, ndërsa mbi 40 vijojnë të jenë të bllokuar

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

25 minutes ago

VIDEO/ Alexander Ceferin i bën një surprizë simbolike Armand Dukës në 64-vjetorin e lindjes

Armand Duka dhe Aleksandër CeferinNjë ditë e veçantë për Armand Dukën [...]Read More...

33 minutes ago

Pas largimit të Messit, kush është kandidati për fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Pas më shumë se dy dekadash, Lionel Messi i ka dhënë fund aventurës së tij me Argjentinën. Të martën mbrëma,…

34 minutes ago

Edison Lika arrested after hitting a vehicle leaving the Prime Minister’s Office during the protest

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë. Protestuesit u vendosën…

34 minutes ago

We asked him about corruption, money laundering and drug trafficking” – Edi Rama ends interview with American journalist

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel…

35 minutes ago