Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor.
Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.
Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë. Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19.
Lidhja e Roza Lati dhe Xhonatan Islami, e cila për një kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes…
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun, por…
Familja e Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është zgjeruar edhe një herë. Këngëtari i njohur, 50 vjeç, dhe ish-tenistja profesioniste,…
Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh prekës në rrjetet sociale,…
Partia Socialiste, është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga…
Ditën e sotme, Sekretariati i Etikës në Kuvend, është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Grupit Parlamentar…