Një shqiptar në Angli në moshë të re ka humbur jetën pasi është infektuar me COVID-19.
Ledi Skuraj, nga Lezha, ka ndërruar jetë ditën e sotme, njoftuan në rrjete sociale familjarë dhe të afërm të të ndjerit.
None found
Skuraj, baba i dy fëmijëve, humbi betejën me sëmundjen ditën e sotme teksa po mjekohej në një spital në Londër prej disa ditësh, pasi u konstatua se ai ishte infektuar me Covid-19.
Lajmi është dhënë nga ish-deputeti Eduard Ndocaj, poston një mesazh prekës për kushëririn e tij Ledi Skuraj i cili jetonte prej vitesh në Londër së bashku me familjen:
“Sapo mora lajmin e trishtë, humbjen e kushëririt tim Ledi Skuraj që humbi jetën në Angli. U prehsh ne paqe kushëriri im. Jeta është e padrejte, gjithmonë ikin, largohen përgjithmonë nga ne ata qe nuk e meritojnë, sidomos kur janë ne moshe te re, Zoti forcoftë familjen e Gjergj Skurës dhe bashkëshorten e tij me dy fëmijët, në çdo hap te jetës së tyre. Nuk është e drejtë, kjo që po ndodh është katastrofë”.
Kunati i viktimës, Tonin Nikolli i pikëlluar shkruan se Ledi humbi betejën në një moshë shumë të re. “Kunati ynë i dashur, burri i motrës, Ledi Skuraj humbi betejën me korona virus në një moshë shumë të re. Kërkoj nga të gjithë, të respektojnë dhimbjen tonë duke mos na dërguar urime për Festën e Pashkëve, të asnjë lloji!”. /albeu.com/
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…