Categories: Uncategorized

E infektuar me COVID-19, 34 vjeçarja ndërron jetë tek Infektivi

Një e re ka humbur jetën te Infektivi duke shënuar moshën më të re të vdekjes nga COVID-19 në Shqipëri.

Një 34-vjeçare ka humbur jetën në spitalin Infektiv në Tiranë e prekur me Covid 19.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë e reja nga Librazhdi vuante dhe nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në gjendje të rëndë e intubuar.

“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën e përditshme.

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërkohë që në total në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste të reja, 15 më shumë se dje.

Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.”/albeu.com/

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

17 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

17 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

18 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

34 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

35 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

35 minutes ago