Ditën e sotme u mblodh me kërkesën e Presidentit Meta
Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Mbledhja u mbajt nëpërmjet një video-konference, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
None found
“Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;
Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19;
Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”- njofton presidenca.
Presidenca njofton se:
Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.
Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi dhe pasojat ekonomike e sociale.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.
Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë një interviste para përballjes mes Romës dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit,…
Getafe po përgatit një tjetër lëvizje befasuese në tregun e transferimeve, pasi synon transferimin e Jadon Sanchos, pas sigurimit të…
Protestuesit kanë vijuar përplasjet me policinë te rruga e Durrësit përballë Ministrisë së Arsimit. Përveç goditjeve me sende të forta…
Përmes një postimi në "Instagram", këngëtari Luiz Ejlli, ka reaguar lidhur me protestën studentore dhe situatën e krijuar me disa…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë partneriteti me NATO-n është shtyllë kryesore e sigurisë për Kosovës dhe…
Vëllai i Gani Gecit, Fadil Geci është prononcuar për media, teksa po qëndron para Pallatit të Drejtësisë, ku në Gjykatën…