Categories: Uncategorized

“Arsenal” armësh në shtëpi, si u kap 47 vjeçari në Tiranë

Një 47 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi i është gjetur në shtëpi arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb.

Ato i janë sekuestruar shtetasit sot gjatë një operacioni blic në Tiranë nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Të lidhura

None found

Në pranga ra shtetasi E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht:

4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë“.

Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

të fundit

Brajan Gruda kryeson për driblimet në pesë ligat kryesore të Evropës

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda po shkëlqen në sezonin aktual te skuadra e Leipzigut që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.…

5 minutes ago

Vincent Kompany rikthehet në zyrën e Bayernit pas gati tri javësh

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, u rikthye në zyrën e tij në ‘Säbener Straße’ këtë mëngjes, pothuajse tre javë…

5 minutes ago

U ekzekutua nga bashkëshortja dhe djali/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Bulqizë, dyshime për një person të tretë të përfshirë në krim

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi të Bulqizës, ka marrë një tjetër rrjedhë. Detaje…

8 minutes ago

Pas 15 vjetësh pritjeje, familja e Diana Kastratit kërkon zbardhjen e vrasjes

Avokatja e familjes së Diana Kastratit, Miranda Haxhiu dhe babai i saj, Gëzim Kastrati, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së…

11 minutes ago

Christy McCormick propozohet si ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Christy McCormick nga Kalifornia është propozuar për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

17 minutes ago

Thirrja e tifozit të vogël për “diktatorin” e bën Mbappen të qeshë; pamjet përhapen me shpejtësi

Një fëmijë i vogël ka tërhequr vëmendjen në kampin e Kombëtares së Francës, duke lënë në hije për një moment…

17 minutes ago