Vincent Kompany ishte sërish këtë mëngjes në zyrën e tij në ‘Säbener Straße’. Trajneri i Bayern Munichut u kthye pothuajse tri javë pasi u rrëzua gjatë një seance stërvitore dhe u shtrua në spital me diagnozën e acarimit të meningjeve.
Ngjarja ndodhi më 23 tetor, teksa Kompany ndiqte stërvitjen e ekipit të dytë të Bayernit në qendrën e klubit. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Klinikum rechts der Isar në Mynih, ku qëndroi për pothuajse një javë.
None found
Drejtori sportiv Max Eberl i tha atëherë ARD-së se kolapsi ishte shkaktuar nga acarimi i meningjeve. Ai sqaroi se kjo gjendje ndryshon nga meningjiti, pasi nuk përfshin inflamacion. Pas daljes nga spitali, Kompany e vijoi shërimin në shtëpi, ndërsa Eberl theksoi vazhdimisht se vetëm mjekët do të vendosnin se kur mund të kthehej.
Gjatë mungesës së trajnerit belg, drejtimin e skuadrës e mori ndihmësi Aaron Danks. Në atë periudhë, Bayerni fitoi bindshëm ndaj Magdeburgut në Kupën e Gjermanisë dhe vijoi ecurinë në Bundesligë.
Sipas gazetarit të Bild, Philipp Kessler, Kompany pritet të mbikëqyrë për momentin programet e rikuperimit të futbollistëve të lënduar. Kthimi i tij në stol parashikohet për ndeshjen e Bundesligës kundër Kolnit më 20 nëntor, por Bayerni ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness, tha të dielën në emisionin “Sonntags-Stammtisch” të Bayerischer Rundfunk se Kompany do të ishte në stol “pas pushimit ndërkombëtar”, brenda dy deri në tre javësh. Sipas Hoeness, trajneri kishte qenë nën stres të madh, duke punuar 12 orë në ditë, gjashtë ditë në javë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të…
Në bazë të raportimit nga “AlbanianScout”, bëhet fakt i kryer se talenti i Shqipërisë U15, Redon Pervetica, e ka mbyllur…
Kampionia dhe nënkampioni i Kosovës në basketboll, do të vazhdojnë me ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së grupeve…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në mënyrë që…
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë…
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda po shkëlqen në sezonin aktual te skuadra e Leipzigut që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.…