Categories: Uncategorized

Arrestohen 4 persona gjatë orëve të fundit në Tiranë

Katër persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës vuri në pranga 21-vjeçarin S.D. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të këtij të fundit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht drejtuesi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Të lidhura

None found

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan edhe 23-vjeçarin K. Z., sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Ndërsa 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A. K., u arrestua pasi shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe goditi shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, është ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

të fundit

Forca të shumta policie në “Mine Peza” për ndalimin e protestuesve, por ata largohen nëpër rrugica

Efektivët e policisë, me një numër të madh automjetesh, kanë ndërhyrë në zonën e rrugës “Mine Peza” për të kryer…

1 minute ago

Bojkot i mësimit në Frëngovë, prindërit kundër klasës së përbashkët për nxënësit

Për një javë të tërë, prindërit e Shkollës Fillore në fshatin Frëngovë të Strugës nuk i kanë lënë fëmijët e…

19 minutes ago

Kurti apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Votoni “Koalicionin Shqiptar” me numrin 17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në…

20 minutes ago

Protestues pranë Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS-së, breshëri fishekzjarrësh drejt godinës së partisë

Protestuesit janë mbledhur pranë Bankës së Shqipërisë dhe selisë së Partisë Socialiste, ndërsa breshëri fishekzjarrësh janë drejtuar në anën anësore…

21 minutes ago

Bardh Maxhuni veçon Real Betisin dhe Comon si surprizat e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…

29 minutes ago

19-year-old from Skopje arrested in Bulgaria, suspected of transporting €100,000 in counterfeit money

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…

30 minutes ago