Categories: Uncategorized

E fejuan që në “djep”, vajza i kërkon llogari familjes së saj

Në familjet shqiptare ndodh që midis pjesëtarëve të saj të ketë mosmarrëveshje dhe konflikte të vazhdueshme derisa arrijnë në atë fazë që ndërpresin komunikimin për vite të tëra.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” në sezonet e mëparshme kemi parë shumë histori ku vajza kërkon të ribashkohet me familjen e saj dhe programi ka shërbyer si një urë komunikimi për t’ia arritur këtij qëllimi.

E tillë ishte dhe historia e Silvanës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Silvana kishte 7 vite që nuk fliste më me mamanë dhe vëllain e saj për shkak të lidhjes së re që kishte krijuar. Ajo kishte qenë e martuar në Greqi dhe kishte rënë në dashuri me dikë tjetër me të cilin kishte sjellë në jetë një vajzë.

Silvana kishte ftuar në studio, mamanë e saj, Fatmirën për t’i kërkuar një mundësi që të ribashkohen përsëri. Gjatë bisedës në studio Silvana rrëfeu se prindërit e kishin fejuar që në moshën 10 vjeçare, jo një, por disa herë.

Por Fatmira tregoi në një version tjetër të ngjarjeve duke përgënjeshtruar ato që kishte rrëfyer Silvana. “Është fejuar me dëshirën e saj, madje shpeshherë më thoshte është jeta ime e di unë se çfarë bëj, mos ndërhyni!”, – ishin fjalët që sipas Fatmirës i’a kishte thënë Silvana.

Nga debati i vazhdueshëm që u zhvillua në studio doli në pah se përveç këtij konflikti nënë e bijë kishin mosmarrëveshje edhe për pronësinë e shtëpisë. Silvana pretendonte se shtëpia ku banonte mamaja dhe vëllai i saj, ishte ndërtuar nga paratë që ajo i’u kishte dërguar. Për këtë arsye Silvana kërkonte një pjesë të shtëpisë, por Fatmira nga ana tjetër e mohoi këtë kërkesë të saj. Ajo shtoi se shtëpia ku banonte ishte ndërtuar nga kontributi i saj dhe babait të Silvanës.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani u mundua që gjatë gjithë kohës të pajtonte familjen e ndarë, por Fatmira refuzoi dhe u largua pa i dhuruar një përqafim vajzës së saj.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago