Fotini dhe Danieli ishin një prej çifteve më të njohur e të komentuar të edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, të cilët nuk ngurruan t’i ndajnë me publikun ndjenjat për njëri-tjetrin. Madje, ata vendosën të kurorëzohen me martesë brenda “Big Brother”.
Edhe pse kanë kaluar 2 vite që nga momenti që ata i dhanë fund lidhjes, raporti i tyre ende diskutohet.
None found
Daniel ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” dhe nuk ju ka shpëtuar pyetjeve për Fotininë.
Ai ka treguar se e ka dashuruar shumë dhe ende emocionohet kur e sheh.
Ndërsa përsa i përket ndarjes ai tha se ata nuk ditën ta menaxhonin mirë situatën dhe nuk donte që gjërat të shkonin kështu mes tyre, shkruan iconstyle.
“Kam pasur shumë emocione, shumë dashuri për Fotin. Kur dolëm jashtë nuk e menaxhuam mirë situatën dhe kjo solli rrjedhimisht ndarjen tonë.
Ne ishim kapitenë të dy anijeve dhe u ndamë me mirëkuptim. Se kam të lehtë për të folur për Fotin, por kam shumë respekt për të. Jeta është me keqardhje dhe keqkuptime, shumica besoj ka gjëra të bukura të këqija në jetën e tij.
Ndihem keq për të shkuarën time që nuk shkoi siç doja unë por jeta vazhdon. Jemi shumë miq, shokë. Sa herë shikoj fotin dhe përjetoj emocionet e të kaluarës. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, u shpreh Danjeli.
Më 25.06.2026 në ora 12:00 në Departamentin Policor të Tearcës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një arë…
Një dokument i Europol hedh dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq ekuadorian “Los Lobos” ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku…
Humbjet e papritura të Gjermanisë dhe SHBA-ve befasuan mijëra pjesëmarrës në lojën shpërblyese të Telegrafit, “Eksperti”, por gara për çmimet…
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka bërë një tjetër denoncim lidhur me projektin…
Në seancën e së enjtes në gjykimin ndaj Vullnet Gashit i cili po akuzohet për aksidentin me fatalitet në lagjen…
Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi se Izraeli nuk ka alternativë tjetër veç largimit të pakushtëzuar nga territoret libaneze që…