Categories: Uncategorized

Dy vite në arrati, ish-shefi i policisë në Vlorë: Më donin bashkëpunëtor të Tahirit

Zbardhet deklarata e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas dorëzimit i cili raportuar ekskluzivisht në Abc News nga gazetari Artan Hoxha.

Në deklaratën e tij, Jaeld Çela thotë se ka vendosur të dorëzohet në këtë fazë të çështjes së tij, ndërsa shpjegon se deri tani nuk i është bindur një mase denigrimi, duke iu referuar masës së sigurisë të dhënë nga prokurorët.

Të lidhura

None found

Deklarata e plotë

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.

Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).
Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.
Më udhëhoqi:

-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;
-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;
-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.

Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….

Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…

Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i falenderoj prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË.
Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.

Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim tim.. /abcnews

të fundit

Dy tifozë paguhen 50 mijë dollarë secili për të ndjekur çdo ndeshje të Botërorit 2026

Teksa Botërori 2026 po hyn në fazat më intensive, me deri në gjashtë ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve,…

2 minutes ago

Raid in Kavadar, 30-Year-Old Arrested After Drugs Found

MPB Maqedoni njofton se dje (24.06.2026) në orën 20:30, nëpunës policorë për luftimin e tregtisë së palejuar të drogës pranë…

3 minutes ago

Bastisje në Kavadar, arrestohet një 30-vjeçar pas gjetjes së drogës

MPB Maqedoni njofton se dje (24.06.2026) në orën 20:30, nëpunës policorë për luftimin e tregtisë së palejuar të drogës pranë…

5 minutes ago

PD Requests Debate Motion on Protest, Fierce Clash in the Conference of Chairpersons Between Bardhi and Balla

Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në kryeqytet…

5 minutes ago

Ina Zhupa publishes video from the Bënja Baths: 2 million euros in public funds for an intervention that, she says, is destroying them

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve…

6 minutes ago

“A Frightening Policy of Emigration and Denationalization Has Begun” / 26 Days of Revolt, Bujar Asqeriu Backs the Protest: This Country Is Run by Thieves

Prej 26 ditëve vijon revolta qytetare, ku sheshi para Kryeministrisë mbushet plot me qytetarë të cilët kërkojnë që të largohet…

7 minutes ago