Policia italiane ka sekuestruar 2 kg kokainë dhe rreth 70 mijë euro në kartëmonedha me emetime të ndryshme në shtëpinë e dy vëllezërve, përkatësisht 30 dhe 32 vjeç dhe të cilët u arrestuan.
Hetimet pasuan operacionin “Market Motta”, drejtuar nga prokurori publik i Massa dhe që në janar kishte çuar në arrestime kundër një grupi të tregtarëve të drogës. Hetimet zbuluan se furnizimet vinin nga krahina e Pizës.
None found
Shqiptarët e arrestuar sipas “Ansa”, janë të dyshuar si korrierë, zakonisht të pranishëm në territorin e Apuanit.
Policia ndërhyri pas dorëzimit të një shume parash nga një blerës i një pjese të dërgesave të drogës. Në shtëpi u sekuestruan edhe materiale të tjera, ndërsa vlera e drogës është rreth 1 milion e 200 mijë euro.
Dy vëllezërit shqiptarë, me precedentë të mëparshëm, banojnë rregullisht në Itali, ndërsa rrezikojnë të dënohen me mbi 10 vjet burg secili. Hetimet po vazhdojnë në mënyrë që të identifikohen pasuritë e tyre.
Aktiviteti i kryer konfirmon se si organizatat kriminale, edhe në periudhën e emergjencës Covid, ishin në gjendje të konsolidonin rrjetet e shpërndarjes së drogës duke ruajtur kapacitetet e tyre.
Edhe një talent i madh së shpejti do ta jep fjalën përfundimtare se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Bëhet…
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend gjatë kësaj…
Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Veliaj ka shpërndarë fjalën e eurodeputetit italian…
Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi kriteret e reja për marrjen e pushimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…