Categories: Uncategorized

Durrës, Lulëzim Cuku e vrau bashkëshorten në sy të vajzës 10- vjeçare

Lulëzim Cuku e vrau bashkëshorten e tij, Manjolën në sy të fëmijëve.

Konflikti mes tyre përfundoi tragjikisht mbrëmjen e së shtunës, me vdekjen e 33- vjeçares, e cila la pas tre fëmijë të vegjël jetimë, një vajzë 10 vjeçe, një tjetër 7 vjeçe dhe djalin vetëm 2 vjeç.

Largësia kishte bërë punën e vet dhe Lulëzimi kishte nisur të dyshonte për nderin e bashkëshortes së tij.

Madje, ai ka thënë se këtë radhë ishte kthyer nga Greqia pasi kishte dëgjuar thashetheme nga më të ndryshmet, që kishin të bënin me nderin e së shoqes, raporton Panorama.

Mësohet se gjatë muajve të fundit, Lulëzimi ishte bërë shumë agresiv ndaj së shoqes, këtë e konfirmojnë edhe fëmijët e çiftit, kryesisht vajza e madhe 10-vjeçare.

Ajo ka thënë se prindërit e saj debatonin shpesh dhe shumë ashpër me njëri-tjetrin.

Lulëzimi dyshonte se ndërkohë që ai jetonte në Greqi, ajo kishte lidhje intime me persona të tjerë, madje edhe i fuste në shtëpinë e tyre.

Ky fakt e ka acaruar shumë Lulëzimin, i cili mbrëmjen e së shtunës, në gjaknxehtësi e sipër, e qëlloi Manjolën tri herë më thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Burime policore bënë me dije se Manjola dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit dhe kjo ka shkaktuar përshkallëzimin e sherrit, që u mbyll me një të vdekur.

Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut dhe kanë mbyllur shtëpinë. Ceremonia mortore e 33-vjeçares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje, në Peshkopi.

të fundit

A do garojë për Tiranën? Alimehmeti: Vendimi do merret nga forumet

Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…

3 minutes ago

Rama i “dhuroi” postin e deputetes, Iris Luarasi i propozon PD-së kandidatët për Bashkinë e Tiranës

Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…

20 minutes ago

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

57 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

1 hour ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

2 hours ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

2 hours ago