Categories: Uncategorized

“Duhej dërguar jashtë”, Pipero tregon çfarë do ta shpëtonte Arben Bajon

Koronavirusi i mori jetën skulptorit të njohur dhe pedagogut Arben Bajo, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe sipas një apeli të bërë nga miqtë e tij dje në rrjete sociale, ai kishte nevojë urgjente për gjak A-NEGATIV, nga një person që ka kaluar koronavirusin.

Por, në rrjete sociale disa akuzojnë se skulptorit të njohur nuk iu gjend gjak dhe kësisoj humbi jetën, ndërsa disa të tjerë, njëri prej tyre mik i të ndjerit, bën me dije se gjaku u gjend që dje paradite.

Të lidhura

None found

“Unë Benin e kam mik, ime shoqe ka kolege Teutën, të shoqen e Benit. Si pasojë e këtyre lidhjeve kam qenë në kontak të vazhdueshëm me familjen dhe stafin mjekësor. Ju informoj se gjaku është gjendur qysh paraditen e sotme, por beteja vazhdon me mushkëritë… Jam konsultuar edhe me mikun tim, Prof. Piperon”, shkruan Genc Lllakaj, mik i të ndjerit.

Lidhur me ndarjen nga jeta të Bajos, neësbomb.al ka kontaktuar me mjekun Pëllumb Pipero, i cili thotë se në rastin e të ndjerit bëhej fjalë për plazëm hiperimune ose imune e përfituar nga persona në konvaleshencë, pra që e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antitrupa anti-Covid.

Ndërkaq ai shton se plazma hiperimune është një praktikë e konsoliduar në shumë vende, por ende jo në Shqipëri. Siç thotë Pipero për neësbomb.al, në vendin tonë po punohet se bashku me një ekip specialistesh italianë, për të mundësuar përfitimin nga përdorimi i plazmës, por endr nuk dihet kur do aplikohet.

“Ju falenderoj që më pyesni edhe mua. I ndjeri Arben trajtohej në spitalin Shefqet Ndroqi, sanatorium, jo në Infektiv. Sa i takon ankesave apo akuzave për mungesën e gjakut unë nuk kam informacion dhe nuk ka pse ta kem. Në dijeninë time, pasi më kanë pyetur shumë miq të profesorit të arteve, bëhej fjalë për plazëm hiperimune ose imune e përfituar nga persona në konvaleshencë, pra që e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antitrupa anti-covid.

Dua të sqaroj nga ana mjekësore se plazma hiperimune është një praktikë tashmë e konsoliduar në shumë vende, por me protokoll strikt. Në vendin tonë po punohet se bashku me një ekip specialistesh italianë, siç më kanë thënë, sepse unë nuk jam pjesë e asnjë strukture shtetërore në menaxhimin e Covid 19, për të mundësuar përfitimin nga përdorimi i plazmës të përfituar nga konvaleshentët! Se kur do aplikohet nuk e di”, thotë Pipero.

A duhet të ishte dërguar jashtë vendit për këtë shërim? “Po”, iu përgjigj pyetjes Pipero. Kësisoj i bie që e vetmja mënyrë për artistin e ndjerë që të merrte këtë shërbim, ka qenë që të dërgohej jashtë vendit për t’u trajtuar, pasi nuk mundësohet në vendin tonë. Më tej Pipero, pasi u pyet, tha se ka dëgjuar për raste të ngjashme, ku familjarë të të sëmurëve me Covid kanë kërkuar që të bëhej plazma imune te të afërmit e tyre.

“Nuk e di, dëgjova sot që ka familjarë të cilët kërkojnë të njëjtën gjë për të afërm të tyre, por përfitimi është në fazën e parë të sëmundjes, jo në fazën terminale”, shtoi më tej mjeku.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

20 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

21 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

31 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

31 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

32 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

38 minutes ago