Categories: Uncategorized

Drejtoresha e Qendrës Arsimore reagon pas protestës së maturantëve: Testi s’ka asnjë gabim

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka refuzuar kërkesat e maturantëve të cilët protestuan ara Ministrisë së Arsimit ditën e sotme, të cilët kishin pakënaqësi në lidhej me testin e Letërsisë, ndërsa kërkuan rishikim.

Për mediat, Vrapi tha se testi nuk kishte asnjë gabim dhe se është hartuar duke ndjekur protokollet e përcaktuara.

Të lidhura

None found

“Jam informuar me ne reagimin e disa maturantëve dhe pretendimi i tyre i parë qëndron për pyetje jashtë programit në test. Bej me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit orientues. Ne i kemi verifikuar një më një, dhe ky pretendim nuk qëndron. Mënyrë si ndërtohen testet kanë një procedurë rreptësisht të ndjekur, nuk janë teste që bëhen për një ditë. Një nga veçoritë e këtij procesi është ndërtimi i niveleve të vështirësisë së testit, ne ndjekim procedurat të përcaktuara në metodologjinë tonë.

Të gjitha këto kompetenca janë të përcaktuara në programin orientues. Ka një ekip që ndërton pyetjet dhe një ekip verifikues, pra teza kalon në dy duar. Prandaj nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë pyetje konkrete. Duke qenë që jemi në një periudhe pandemie, provimet korrigjohen nga një numër i madh mësuesish që qëndrojnë afër njëri-tjetrit dhe u zgjodh të ishin pyetje me alternativa për ta lehtësuar këtë, vetëm për këtë vit. Dhe pyetjet me alternativa janë më të mira.

Nuk vlerësojnë aftësitë krijuese, dhe për ketë u ndërtuan një sërë pyetjesh në lidhje me hyrjen apo zhvillimin e esesë.

Në përfundim të gjithë procesit, kur ne korrigjojmë teste e maturantëve, ne shikojmë kurbën e shpërndarjes dhe nëse do ketë një arsye për të rishikuar pjesën e shpërndarjes së pikëve, patjetër që kjo do bëhet. Do bëjmë analizën dhe pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk do ketë rivlerësim sepse testi nuk kishte probleme shkencore. Kur të shpallim rezultatet do bëjmë edhe shpalljen e secilit variant që nxënësit kanë pasur. Për sistemin e pikëve do bëhet analiza në fund të daljes së rezultateve, në lidhej me rishikimin e testitit nuk shoh asnjë arsye për shkak të procedurës që ne ndjekim hartimi i testit ka protokolle shumë të përcaktuara.

Dhe përderisa unë nuk kam asnjë lloj pretendimi konkret, nuk shoh asnjë arsye pasi i gjithë ekipi thotë se testi nuk ka asnjë lloj problemi. Nëse ka mësues që kanë këto pretendime të ulemi, por nuk i ndjek akuzat në rrjetet sociale. Kushdo të vijë në mënyrë zyrtare të ulet me ekipin, të shikojmë testin dhe pretendimet e secilës palë. Ju them me bindje se testi nuk ka asnjë gabim”, tha Vrapi.

të fundit

Minatori i Trepçës rrëfen momentet e bllokimit në minierë

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

15 minutes ago

Rreth 20 minatorë dalin nga Trepça, ndërsa mbi 40 vijojnë të jenë të bllokuar

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

26 minutes ago

VIDEO/ Alexander Ceferin i bën një surprizë simbolike Armand Dukës në 64-vjetorin e lindjes

Armand Duka dhe Aleksandër CeferinNjë ditë e veçantë për Armand Dukën [...]Read More...

33 minutes ago

Pas largimit të Messit, kush është kandidati për fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Pas më shumë se dy dekadash, Lionel Messi i ka dhënë fund aventurës së tij me Argjentinën. Të martën mbrëma,…

34 minutes ago

Edison Lika arrested after hitting a vehicle leaving the Prime Minister’s Office during the protest

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë. Protestuesit u vendosën…

34 minutes ago

We asked him about corruption, money laundering and drug trafficking” – Edi Rama ends interview with American journalist

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel…

35 minutes ago