“Turi” ishte një nga memet që spikati më shumë në protestën e sotme të maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit. Në të vërtetë ishte një pyetje me alternativë për vijueshmërinë e saktë të një teksti të dhënë për nxënësit në provim.
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi dha sonte zgjidhjen e kësaj pyetjeje që shkaktoi shumë debate mes maturantëve dhe në rrjetet sociale.
None found
Shefja e QSHA qartësoi se në variantet e tezave të provimit, përgjigja ishte e renditur ndryshe dhe në alternativën që lexoi maturantja Kejsi Spahiu, ajo tha se përgjigjja e saktë ndodhet nën alternativën B.
Qindra maturantë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit për testin e provimit të Letersisë, i cili sipas tyre nuk kishte asnjë lidhje me materialet parapërgatitore mbi të cilat kanë punuar deri më tani.
Testi me alternativa kishte “zbritur nga qielli” sipas tyre, duke i kërkuar llogari Ministrisë së Arsimit për përmbajtjen e tij. Gjatë protestës së sotme, personazhi i studentëve ka qenë “Turi”.
Por, kush është “Turi”, i cili duket se do të jetë “përgjegjësi” për notat e ulëta të studentëve? Bëhet fjalë për një pyetje në testin e letërsisë, e cila ka personazh “Turin”. Sipas pyetjes, studentët duhet të paramendojnë se si do të veprojë “Turi” në një situatë kur po përmbytet varka ku ai po udhëtonte./A2
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…
Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj. Dita është gjithashtu e mirë për takime…
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…