“Hajde të sqarohemi pak…”, kjo frazë e më pas goditjet me leva kanë paraprirë vrasjen e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit, më 19 dhjetor.
Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar me 13 plumba mbi fqinjin, Manol Rapajn, dhe kushëririn e tij, Elis Kapajn, duke i lënë të vdekur. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth Poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock”, që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.
Sipas relacionit të Policisë, që i është bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë së Fierit, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë nga ana e Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt.
I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t’i qëllojë dy të rinjtë. Të parin ka vrarë Elis Kapajn, të cilin pasi e ka rrëzuar, e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë. Më pas, ka ndjekur dhe ka vrarë të dashurin e motrës, Manol Rapajn. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën e krimit në tokë dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës të njoftonte Policinë, duke pritur në vendngjarje.
RELACIONI
Nga hetimet e para të kryera në lidhje me vrasjen e dyfishtë, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht motra e Martin Skëndajt ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën, Manol Rapajn, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe fqinj me Martin Skëndajn. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndajt është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë. Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është babai i Martin Skëndajt, ka qenë duke ecur në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandrin, duke i rënë borisë së automjetit.
Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt. E gjithë kjo dy ditë pasi ka ndodhur edhe vrasja e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit.
Në këtë formë sqarohet konflikti që shkaktoi vrasjen, në relacionin e publikuar dje nga “Shqiptarja.com”. Në kohën që ka qenë në poliklinikë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj dhe familja e tij ishin konfliktuar ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinika, ndërsa Martini ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomanduar të shkonte në Poliklinikën e Fierit.
Në kohën që Martin Skëndaj po dilte nga dera kryesore e poliklinikës, është përballur me Manol Rapajn, babanë e Manolit, Vladimir Rapajn, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj. Ky i fundit mbante në dorë një send të fortë, levë dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “…hajde të sqarohemi pak bashkë…” dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë. /panorama
Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni…
Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë “ndezur” nga aludimet për hyrjen e…
Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës, “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump”.…
Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa…
Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e…
Reperi Lim Hoti, një ndër personazhet më të komentuar si banori i radhës që do t’i bashkohet kastit të Big…