Categories: Uncategorized

Dosja i kalon SPAK-ut! Publikohen pamjet e sekuestrimit të pasurisë së Altin Hajrit (VIDEO)

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga fillimi i operacionit Forca e Ligjit dhe sekuestrimin e kompleksit “Golden” në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jak Prengës.

Sipas policisë ky operacion ka për qëllim sekuestrimin e pasurive të krijuara nga krimi i organizuar.

“Operacioni Forca e Ligjit do të zhvillohet nga Forca e Posaçme OFL në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, duke bërë të mundur evidentimin dhe goditjen me anë të sekuestrimit të pasurive të deklaruara apo të fshehura të personave apo grupeve kriminale që i kanë përfituar ato nëpërmjet aktivitetit kriminal në fushën e krimit të organizuar”, bën me dije policia.

Njoftimi

Në këtë kuadër, sot, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit ka vendosur sekuestron e parë mbi objektin kompleksi i shërbimeve “Vila Golden” dhe mbi një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri.

Ky shtetas është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Aktualisht, ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, në funksion të hetimeve për procedimin penal nr. 475, viti 2020, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo që lidhet me rrëmbimin e shtetasit J. P.

Sekuestrimi i këtij objekti dhe i të gjitha pronave të shtetasit Altin Hajri bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashikuar në Ligjin Special.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve, e cila në bazë të Ligjit Special është vendosur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Dosja pasurore e shtetasit Altin Hajri do t’i kalojë menjëherë SPAK-ut dhe në jo më shumë se 15 ditë SPAK-u duhet t’ia dërgojë Gjykatës Speciale, e cila ka 15 dite kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit duke hapur rrugën për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së shtetasit Altin Hajri.

Pas konfiskimit, pasuria në fjalë i kalon përfundimisht Ministrisë së Brendshme, e cila do të vendosë për shfrytëzimin ose shembjen e këtij objekti, si edhe do të marrë në zotërimin e saj dhe do të përdorë për interesin publik paratë, makinat dhe tokat që aktualisht zotërohen nga ky shtetas.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.

të fundit

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

2 minutes ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

29 minutes ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

42 minutes ago

Prezantohet Edon Zhegrova, fjalët e para të tij si bardhezi: “Jam i lumtur që jam te Juvja!”

Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…

1 hour ago

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…

2 hours ago

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

2 hours ago