Categories: Uncategorized

“Donin lekët e lopëve”, arsyeja pse nipi me shokët u futën për të vjedhur 50-vjeçaren

Detaje të tjera janë zbardhur nga krimi makabër që tronditi Mallakastrën në 5 janar, ku pas 2 ditësh u gjet e pajetë Drita Saliaj.

Nipi i burrit të Drita Saliajt është Luis Saliaj, 16 vjeç, i cili bashkë me dy shokët e tij, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj kanë hyrë në shtëpinë e 50-vjeçares për ta grabitur. Por pasi ajo ka kundërshtuar, ata e kanë lidhur me shall dhe e kanë vrarë. Trupin më pas ja kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë ngjarje makabre foli kunata e viktimës, Laze Saliaj. Ajo tregoi se autorët mund të kenë menduar se ka patur lekë në shtëpi sepse para disa ditësh kishte shitur lopët. Sipas saj, mes familjeve ka patur edhe konflikte të mëparshme për arsye banale.

“Policia na tha që ka ndodhur ngjarja. Ishim në gjumë dhe u trembëm. Erdhi burri dhe mqë than ë mëngjes që e kanë vrarë. Ajo e shkreta i kishte të gjitha në bankë lekët, kanë menduar se kishte lekë brenda se shiti ca lopë. Djali i kunatit është çun i keq. Gjithëmonë kemi qenë të duruar, gjithmonë kanë dashur ta rrahin kunatin, e gjuanin me gurë, por ne kemi qenë të duruar se pse nuk donbim të vrisnim.

Në datën 24 kam qenë këtu, në datën 26 dhjetor kam ikur në Greqi. Hëngrëm, pimë, u kënaqëm. Ne mbrëmë në darkë na mori policia, erdhi burri lart bashkë me policinë. Ndodhi kjo që ndodhi. Babai I këtij çunit është në burg për punë droge, ndërsa kunatin tim e ka rrahur babai i tij për zënka të vogla, shkruan faxëeb.

Ai është në Greqi aktualisht, po vjen. E kishte grua. Trupi është në morg, ceremoninë do ta bëjmë kur të vijë burri dhe djemtë. Gjynah që kanë vënë dorë tek ajo. E kishin lidhur, e kishin mbytur me shall. Gjithçka përmbys, sikur kishte rënë një bombë, aq keq i kishin katandisur”, u shpreh kunata.

të fundit

Bajqinovci: Shiroka-Pula nuk ka lidhje me asnjë subjekt politik

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka vlerësuar se presidentja e zgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, përfaqëson një figurë konsensuale dhe…

2 minutes ago

Lapaj: The protest has no owner; anyone opposing the situation in the country is welcome

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka folur lidhur me zhvillimet më të…

4 minutes ago

Spiropali opposes territorial reform: There must be genuine decentralization, we are not merely voting cards

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur…

5 minutes ago

Mollët e Prespës mbeten në depo, kultivuesit presin rritjen e çmimit të blerjes

Mijëra ton mollë të Prespës mund të mbeten në depo, të pashitura për shkak të çmimit të ulët të blerjes,…

5 minutes ago

Trump praises Elon Musk: “Thomas Edison of our time

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi punën dhe rolin e Elon Musk ndërsa i dorëzoi drejtorit ekzekutiv të Tesla dhe Space…

5 minutes ago

Protest continues outside Parliament, citizens defy the rain: The criminal government has reached its end!

Protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka arritur sot në ditën e 131-të radhazi. Ndryshe…

6 minutes ago