Categories: Uncategorized

“Do të të marr peng fëmijët”, biznesmeni në telashe pas divorcit për borxhin e ish-gruas

E kërcënojnë se do t’i marrin peng fëmijët për borxhin e ish-gruas. Kjo është historia e A.K., një biznesmen që prej disa muajsh ka hyrë në telashe me shtetasin L.S. Burime policore bëjnë me dije për Gazetën “Si” se shqetësimi shtetasit A.K. i është shkaktuar nga e shoqja me inicialet S.P., martesa me të cilën zgjati tetë vjet.

Por ndonëse çifti u divorcua, rezulton që gruaja të ketë marrë një borxh tek shtetasi L.S., një borxh të cilin ajo nuk e ka shlyer ende.

Të lidhura

None found

“Ish-bashkëshortja ime i mori borxh 1500 euro, borxhi ishte personal dhe jo në emër të familjes”, denoncon qytetari.

“Me ndarjen tonë, ish-bashkëshortja shkroi një deklaratë borxhi, ku vërteton që këtë borxh e merr përsipër ajo dhe nuk ka asnjë pretendim që unë të paguaj një pjesë të këtij borxhi apo të gjithin”, shton më tej i kërcënuari.

49-vjeçari tregon se megjithëse ky fakt iu bë i ditur edhe borxhdhënësit që në fillim, ai ka filluar kanosjet kundër ish-burrit. Kërcënimi i parë u regjistrua në fillim të shkurtit.

“Në rrugën “Vasil Shanto”, në mes në natës, një mjet mercedez benz GL i zi më zuri rrugën. shoferi më kërcënoi dhe u konfrontua dhe më paralajmëroi: nëse nuk më jep lekët, do të marr fëmijët”, ka denoncuar burri.

Siç rezulton edhe pse ish-bashkëshorti iu lut dhe i përsëriti që ai nuk ka lidhje me borxhet e gruas, shtetasi L.S. ka vazhduar me kërcënime.

“Më la afat duke dhënë ultimatum; brenda një muaji dua lekët. Dhe tani po vazhdon sërish me kanosje”, ka thënë biznesmeni.

I pyetur nga policia se çfarë kanosjesh të tjera ka pasur gjatë këtyre muajve, 49-vjeçari ka sqaruar:

“Nuk më ka kërcënuar më, dhe u jam shmangur. Por ngaqë më la afat, dhe më kërcënoi për jetën dhe fëmijët dua që këtë keqkuptim ta zgjidhë policia. Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më. Në muajin korrik i njëjti person më preu rrugën me fuoristradë, unë isha me motor. Kësaj radhe ai më shtyu dhe më qëlloi mbi kokoren e motorit. Më kërcënoi dhe më vendosi duart në fyt dhe më thoshte; do të vras”.

Kallëzuesi kujton gjithashtu në polici:

“I thashë do të shkoj në polici dhe ngriti zërin duke ma prerë “nuk dua t’ia di për policinë”.

Burime pranë komisariatit numër tre tregojnë për Gazetën “Si” se kanë thirrur ish-bashkëshorten dhe shtetasin L.S. për t’i pyetur, ndërkohë që oficeri L.F. e mbyll procesverbalin me lutjen e 49-vjeçarit:

“Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më për një borxh që nuk më përket”.

të fundit

Trump kritikon gjigantët e naftës: ExxonMobil dhe Chevron po përfitojnë shumë nga lufta

Donald Trump ka kritikuar kompanitë e naftës për “fitimin e shumë parave” nga çrregullimi i tregut global të energjisë i…

5 minutes ago

Hetimet për varreza masive zgjerohen në një lokacion të tretë pas Kalludrës së Vogël dhe Jabukës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë intensivisht…

6 minutes ago

Mërtiri: Në shtator protestat do të shtohen, Rama synon centralizimin përmes reduktimit të bashkive

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të situatës politike në vend, duke u…

9 minutes ago

La Liga fuqizon VAR-in dhe ndryshon rregullat për sezonin 2026/27

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve në Spanjë ka konfirmuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme në rregullat e lojës, të cilat do…

16 minutes ago

Zelensky: Rusia po i shënjestron civilët me dronë në një “safari njerëzor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po shënjestron qëllimisht civilët me dronë, duke e cilësuar këtë praktikë si…

23 minutes ago

Zbardhet biseda që tronditi gjykatën në çështjen Murseli: Nëse Liridonës i ndodh diçka…

Është bërë publik aktgjykimi i plotë ndaj Naim Murselit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e…

24 minutes ago