Categories: kosovë

Hetimet për varreza masive zgjerohen në një lokacion të tretë pas Kalludrës së Vogël dhe Jabukës

Hetimet për rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut po zhvillohen me intensitet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkërendim me Policinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtij rasti janë arrestuar deri tani tre persona. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndërsa gjatë procesit hetimor janë kontrolluar disa lokacione.

Në fshatin Jabukë, veprimet hetimore kanë çuar në zbulimin e mbetjeve mortore. Për të mundësuar identifikimin e tyre, mbetjet do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së.

Ndërkohë, puna në terren po vazhdon edhe në fshatin Kalludër e Vogël, ku gërmimet ende nuk kanë përfunduar.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se hetuesit po veprojnë aktualisht edhe në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ka qëndruar në vendngjarje së bashku me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, me qëllim mbikëqyrjen e veprimeve hetimore.

Për shkak se procedura ndodhet në një fazë të ndjeshme, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se për momentin nuk mund të publikojë hollësi të tjera. Informacione shtesë do të bëhen publike atëherë kur kjo të jetë e mundur pa e dëmtuar hetimin.

të fundit

Përfundon rehabilitimi i një pjese të kanalit Ibër-Lepenc, Kurti e cilëson investim kyç për sigurinë ujore

Në Zubin-Potok është përuruar rehabilitimi i një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit, projekt që sipas institucioneve synon forcimin e sigurisë…

7 minutes ago

Ndarja e 47 banesave sociale në Dibër, Mulladauti–Telqiu: U respektuan kriteret dhe procedurat ligjore

Para disa ditësh në Dibër u mbajt ceremonia e ndarjes së çelësave për 47 banesa sociale, të ndërtuara për qytetarët…

10 minutes ago

Shkupi nis shpërndarjen e ndihmës së njëhershme për të sëmurët me kancer

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se gjatë dy ditëve të ardhshme 456 pacientë onkologjikë, të cilët kanë…

10 minutes ago

Skuadra është e kompletuar, lojtarët e kuptojnë peshën e këtij çasti”, Nevil Dede zbulon planin ndaj Shamrock

Nevil DedeEgnatia do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e parë përballë Shamrock Rovers, në kuadër të turit të tretë…

14 minutes ago

Drita i jep fund bashkëpunimit me Zekirija Ramadanin

Drita ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Zekirija Ramadani, duke i dhënë fund një periudhe më shumë se…

24 minutes ago

Depay kërkon kushte të jashtëzakonshme nga Corinthians për rinovimin e kontratës

Negociatat midis brazilianëve të Corinthians dhe anëtarit të kombëtares holandeze, Memphis Depay, për zgjatjen e bashkëpunimit nuk kanë përfunduar ende,…

25 minutes ago