Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të keq ditën e sotme në lidhje me Covid-19.
Sipas tij, një djalë i ri, i prekur nga COVID-19, pa simptoma, ka thyer rregullin duke dale nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetonin dy prindërit e tij të moshuar dhe ia ka transmetuar virusin.
None found
Sipas kreut të qeverisë, gjendja e dy të moshuarve është e rëndë.
MESAZHI I RAMES
🔴 NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË😢😡
Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!
Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!
A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!
Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: M🚫S! M🚫S! M🚫S!
🔴 STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË SHTRENJTË🚫
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…
Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…
Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…